Patriotizëm part-time?/ Grillo: Në Shqipëri janë të paktën dy të burgosur politikë

Patriotizëm part-time?/ Grillo: Në Shqipëri janë të paktën dy të burgosur politikë

20:47, 18/11/2023
A+ Aa A-

Nga Iva Grillo

Patriotizëm part-time?!

Pa dashur ti prish askujt krenarinë e gëzimin për futbollin, fakt është që në momentin që flasim, përveç halleve të tjera, në Shqipëri, ka të paktën dy të arrestuar për motive politike:

1) Jamarbër Malltezi
2) Fredi Beleri

të cilët mbahen të izoluar nga "drejtësia e re" në mënyrë krejt shproporcionale me krimet e tyre të supozuara.

Njëri mbahet për të intimiduar opozitën dhe tjetri në mënyrë që vjedhja e bregdetit nga investitorët "strategjikë", burra e baxhanakë ministrash, të vazhdojë e pasfiduar.

Një kambanë e fortë alarmi kjo për çdo patriot, pavarësisht nëse skuadra e futbollit të vendit te vet kualifikohet apo jo për në botëror...

Ka dhe diçka tjetër që këto ditë duhet ta gërvishë disi krenarinë e patriotëve shqiptarë e ti bëjë bashkë, të paktën me të njëjtin zell e nerv siç bëhen bashkë për ndeshje futbolli:
kjo është marrëveshja personale Meloni-Rama në të cilën toka shqiptare i ofrohet fqinjëve për përdorim si mall pa zot...dhe ku sakrificat e disa fatkeqëve devijohen pa teklif nga Europa e ëndërruar në kampe "pushimi" në fushat e kodrat e Gjadrit e Kakarriqit...

Patriotizëm part-time...per sport?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco