A po organizon Rusia një luftë të re në Ballkan? Nesho: Shqetësimi i Zelenskyt me vend

17:40, 18/11/2023
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi paralajmërimet e Zelenskyt se Rusia po përpiqet të nisë një luftë të re në Ballkan. 

Nesho u shpreh se shqetësimi i Zelenskyt është më vend.

Ka diçka për tu shqetësuar. Ta nisim nga shqetësimi i Zelenskyt, nuk është një shqetësim i vetëm.

Kemi patur më përpara dhe sekretaren e shtetit për politikën e jashtme të Britanisë që ka thënë që dhe shprehur shqetësimin se konflikti i ri nga Rusia do fillojë në Ballkan ose në veriun e Europës.

Janë të dyja rajone që duke ditur problematikat e tyre mund të jenë pre e ambicieve për zonë influencer të Rusisë por edhe të provokimit të Europës në zona të tilla, për ta pasur të mundur hapjen e fronteve të reja të përkrahjes.

Për arsye se Ballkani është një rajon strategjik që ka të bëjë edhe me kontrollin e qarkullimit në mesdhe dhe është në qendër të Europës.

Prandaj nga ana tjetër Zelenksy në këto momente e thotë, duke ditur që operon më të njëjtin lentalitet të çështjeve.

Ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e ish bashkimit sovjetik Ukraina, janë formime të tilla dhe arrijnë në konkluzione më shpejt se ne.

Kjo është e para, dhe e dyta , që kanë informacione të detajuara që për arsye të luftës dhe sensibilizimit që kanë, mund të marrin edhe informacion  të këtij niveli.

Së treti, ne kemi dhe ju shumë mirë e nënvizuat, faktin se Ballkani është i tillë dhe është një rrezik potencial për arsye se pikërisht në Ballkan vetë Serbia provokoi në veriun e Kosovës në një inkursion, që ishte një inkursion i sponsorizuar nga shteti serb, i cili dihet se është një vend satelit i Rusisë dhe mban të njëjtat politika për mbrojtjen e hapësirave serbe, ashtu si Rusia për mbrojtjen e hapësirave ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco