Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Gjyqi publik kundër Edi Ramës do të vazhdojë deri sa t'ju dëshmoj se ç'rrezik përfaqëson ai!

Berisha: Gjyqi publik kundër Edi Ramës do të vazhdojë deri sa t'ju dëshmoj se ç'rrezik përfaqëson ai!

12:32, 18/11/2023
A+ Aa A-

Ngë përgjigjet e z. Sali Berisha, dhënë sot pyetjeve të qytetarëve gjatë bashkëbisedimit në Facebook dhe Instagram.

Don Muzaka: Z. Berisha, gjyqi publik kundër Edi Ramës sa do të vazhdojë?

Sali Berisha: Gjyqi publik i Edi Ramës, i lidhur me sanksionet ndaj Sali Berishës dhe burgosjen politike të Jamarbër Malltezit, do të vazhdojë gjersa unë të paraqes para shqiptarëve, çdo fakt/dokument se Edi Rama dhe larot e tij, organizatë kriminale në organet e drejtësisë kanë kryer një krim të shëmtuar politik.

Kanë akuzuar një njeri, i cili ka përfituar mes qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë nga procesi i privatizimit në përputhje me ligjin, 400 metra tokë të konfiskuar familjarëve të tij në 1946. E bëj këtë, jo për vete, ju garantoj, jo për Jamarbër Malltezin, absolutisht.

E bëj për ju, si dëshmi se çfarë rreziku të madh përfaqëson Edi Rama me drejtësinë e tij që kontrollon sot totalisht dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo prej jush në cilën do mënyrë që ai të dëshirojë. Kjo është shprehje më tipike e diktaturës së bandave që nuk njeh ligj, mora, por thjeshtë urdhrat e atij personi tepër të rrezikshëm për ju, që ka përqendruar të gjitha në duart e tij.

Pyetje: Doktor, nuk ju kemi parë shpesh në stadium ... 

Berisha: Kam përshëndetur shumë përzemërsisht se kam ndjekur me kënaqësi dhe nderim të veçantë, shkallët e suksesit që ngjiti kombëtarja shqiptare, dhe që u kurorëzuan dje me biletën për të marrë pjesë në kampionatin evropian për herë të dytë, një sukses historik.

Prania ime në stadium, siç e din ti, ka qenë e rrallë, ekzotike. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk ndjek me shumë kënaqësi dhe pasion lojën e bukur dhe kam admirimin e madh për këtë ekip, në tërësi për liderin e ekipit, që ka ndryshuar për kaq shumë ekipin dhe të gjithë futbollin shqiptar.

Petrit Matija: Doktor a e keni diskutuar për një datë që të fillojnë protestat, që duhen thirrur qytetarët që t'u bashkohemi deputetëve? 

Sali Berisha: Unë të falënderoj shumë Petrit, për mendimin dhe sugjerimin tuaj, dhe kjo do të ndodhë. Por çfarë mendimi dhe sugjerimi kam unë. Çdo ditë secili prej qytetarëve, opozitar ose jo, por njeri i ndershëm, që e sheh vendin e tij, ku vota nuk ka vlerë, ku gjykata nuk ka drejtësi, ku në parlament opozita është politikisht e ekzekutuar, duhet të mendojë se çfarë do të bëjë ai për të shpëtuar Shqipërinë, me se do të angazhohet, çfarë kontributi do të japë ai.

Unë jam i bindur se në këtë mënyrë unë i bindur se ne do të arrijmë një lëvizje të fuqishme popullore, në një uragan që nuk ka diktaturë që mund ti rezistojë. Ky është synimi ynë.

Ne kemi shpallur betejë pa kthim. Secili demokrat, demokrate, opozitar, duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktuare. Në 1991 përmbysëm një diktaturë, pikërisht se qëndruam në betejë pa kthim, se arritëm të bashkojmë të rinj, burra, gra, vajza, djem, të moshuar kundër saj. Dhe kjo po ndodh dhe tani. Deputetët do të qëndrojnë të pamposhtur aty ku ju i keni mandatar. Nuk ka dyshim se në çdo nevojë ata do të gëzojnë mendoj unë, dhe e meritojnë mbështetjen tuaj jetike.

Gazi Kuqo. Doktor, pse po ndjek rrugën e ankimit sikur nuk e dimë se çka bërë Edi Rama? Aksione sporadike pa vlerë.

Berisha: Jo zotëri, asnjë ankesë nuk ke nga unë dhe mendoj se denoncimi nuk është ankesë. Po, unë natyrisht në pozicionin që kam, e kam detyrim moral, ligjor, të gjithanshëm, t’u faktoj shqiptarëve sot gjëmën e madhe që po i bën demokracisë shqiptare, Edi Rama. Këtë nuk mund ta merrni për ankim. Ankimi ka karakter krejt tjetër. Kjo që bëj unë është pikërisht për mbrojtjen tuaj, për ndërgjegjësimin tuaj.

Ju thoni se këto i dini, mund t’i dini ju, po ju jeni një. Përgjegjësia ime është të bind masivisht shqiptarët. Dhe këtu nuk ka asnjë ankim, por një dëshmi, një demaskim i të keqes më të madhe që ka pllakosur vendin. I katandisjes së tij në një diktator bande.  Që akuzon një njeri se pse ka marrë 400 metër në përputhje me ligjin nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë tokë.

Ai nuk e ka me mua, e ka me ju, e ka me çdo qytetar. Imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë me këtë drejtësi që kontrollon Edi Rama. Zbërthimi i Edi Ramës është detyrë parësore, sepse duhet vendim. Dhe ai vendim po vjen.

Nuk e marr vesh se si e vlerësoni ju, por beteja njëmujore në parlament ka bërë që parlamenti monist të mos ekzistojë. Është futur në Zoom, në kundërshtim me ligjin.
Pra, nuk ka asnjë ankesë këtu. Ai që e interpreton si ankesë, e ka gabim. Ka një përballje dhëmb për dhëmb me njeriun, i cili është shndërruar me aktet, qëllimet e tij në të keqen më të madhe të Shqipërisë, pas Enver Hoxhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco