Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

'Vettingu ka qenë tender'/ Murrizi: Drejtuesit e ONM-së së famshme kanë blerë vila në Shqipëri

'Vettingu ka qenë tender'/ Murrizi: Drejtuesit e ONM-së së famshme kanë blerë vila në Shqipëri

21:27, 16/11/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri u zhvillua vettingu i gjyqtareve dhe prokurorev, process qe u asistua nga tetë ekspertët ndërkombëtarë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). ONM-ja pmonitoron dhe po këshillonë institucionet e vetingut, të cilët kanë 3 vjetë punë në kuadër të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve. Në Shqipëri ekspertët vijnë nga Belgjika (1), Italia(1), Bullgaria(1), Kroacia(1), Hollanda(2), Suedia (1) dhe SHBA-të (1).

Lidhur me këtë Myslim Murrizi ka dhënë detaje specifke duke folur për skandale të shumta si për tenderin e zgjedhjes së ekipit që do monitornte vettingun ashtu edhe për pasuritë përfituara prej tyre. Në një debat mbi reformën në euronews Albania, Murrizi pohoi:

“Per shkak te pozicionit që kam pasur si nënkrytetar kuvendi kam parë dokumentat. Vettingu ka qenë tender. Me 450 mln dollarë, një firmë që bën kanale kulluese dhe që ka pasur me 40 % aksioner ish kancelarin austriak Kurtz. Kam kërkuar material dhe e mora. Firma që ka dërguar këtu BE, pra Sallillari i Austrisë po e quajmë, ka qenë e kancelarit Kurtzi. Ka sjellë këtu përfaqësues që marrin nga 22 mijë euro në muaj, ONM e famshme. 3 prej tyre kanë blerë vila këtu në shqipëri, dy kanë ikur fare, një është dënuar nga gjykata e Kosovës. Ky është një pisllëk më vete, dhe këtu u shtua edhe pazari Basha-Rama. Këta kanë bërë vettingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco