Projektbuxheti i 2024 nuk ndihmon as profesionet e lira/ Teliti: Arsimi e bujqësia nuk mbështeten, madje janë ulur fondet

17:27, 16/11/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti ka folur në lidhje me projektbuxhetin për vitin 2024 ku shprehet se shumë pika në këtë projekt nuk janë të bindshme pasi nuk ndihmojë qytetarët.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Teliti shprehet se nuk është parë të ketë asnjë përmirësim për sektorin e bujqësisë dhe arsimit dhe nuk do të ketë asnjë rritje të fondeve për tu ardhur në ndihmë, madje janë ulur.

Gjithashtu ai shprehet se nuk do të ketë as rritje të pensioneve apo edhe ndihmave sociale për njerëzit në nevojë.  

“E drejta e opozitës në Parlament nuk jepet. Ne nuk kemi komisionet që të zhvillohen sipas rregullores, përkundrazi mazhoranca ka zgjedhur që këto komisione ti zhvillojnë online duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, e cila aktivitetin online e lejon vetëm në rastin kur jemi ne gjendje lufte apo në rastin kur ka fatkeqsi natyrore siç ka qënë rasti i COVID.

Përsa i përket tryezës së djeshme ishte një tryezë shumë e frytshme. A është ky projektbuxheti dhe paketa fiskale e cila ndihmon sipërmarrjen shqiptare? Jo. Nuk flet asgjë të për të, nuk lehtëson procedurat dhe nuk ul barrëb fiskale, përkundrazi e rrit barrën fiskale për sipërmarrësit shqiptarë  me 65 milion euro për vitin e ardhshëm .

A është ky projektbuxheti që ndihmon sektorin e arsimit apo sektorin e shëndertësisë? Jo. Fondet, por ti marrësh përqindjen e buxhetit të brendshëm bruto kemi një reduktim të vitit të ardhshëm dhe në vend që të rriteshin fondet për arsimin dhe shëndetësinë në atë premtimin e famshëm që ka bërë Edi Rama këtu e 10 vite më parë për t’i financuar këta dy sektorë sipas nevojave reale që ka sektori, që janë afërsisht në masën 5% të produktit të brendshëm bruto. Sektori i arsimit merr vetëm 2.3%, pra gjysmën  dhe sektori i shëndetëisë merr 2.8% afërsisht gjysmën e nevojave që ka sektori.

A ka rritje të fondit vitin e ardhshëm krahasuar me vitin aktual përsa i përket rimbursimit të ilaçeve? Jo, asnjë qindarkë shtesë.

A ka vitin e ardhshëm një skemë të re për të ndihmuar fermerin shqiptar në sektorin e bujqësisë? Jo nuk ka, përkundrazi qeveria do vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm të mbajë skën vrastare të diferencimit të TVSH-së  e cila vitet e fundit e ka dërrmuar fermerin vendas.

A ka subvencionime vitin e ardhshëm më tepër vitin e  ardhshëm në sektorin e bujqësisë? Fatkeqsisht nuk ka.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco