'Kërcejnë priftërinjtë nga belaja'/ Rezistenca e opozitës në parlament ka shqetësuar aq shumë Ramën sa përçmon edhe klerikët

'Kërcejnë priftërinjtë nga belaja'/ Rezistenca e opozitës në parlament ka shqetësuar aq shumë Ramën sa përçmon edhe klerikët

17:52, 15/11/2023
A+ Aa A-

Duke foluar nga asambleja shëtitëse në Peshkopi, Edi Rama foli sërish për rezistencën e opozitës në parlament, rezistencë të cilën ai e quan kaos.

I mësuar me opozitë që tërhiqej për hundësh prej tij, bashkimi dhe rezistenca opozitare në institucione i duket Ramës e shëmtuar.

Ndërkohë që opozita kërkon vetëm të drejtat e saj kushtetuese, komisionet hetimore parlamentare, të cilat Rama i ka hedhur poshtë vazhdimisht, me arsyetimin se, opozita ka të drejtë, ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese këtë të drejtë, por ne do ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore dhe këtë të drejtë të pakicës parlamentare do ta cakotojë shumcia se kur duhet dhe jo ta ushtrojë.

I gjendur në kushtet e pushtetit absolute, ku kontrollon akzekutivin, legjislativin dhe drejtësinë, por i iku nga duar kontrolli mbi opozitën, Ramën e ka shqetësuar aq shumë bashkimi dhe rezistenca e opozitës së fundi sa, duke dashur të fyejë opozitën ka fyer edhe klerikët, “po të ishte shfaqje teatri sjella e opozitës, do ia vija emrin “kërcejnë prifterinjë nga belaja”, është shprehur Rama nga Peshkopia.

 “Janë ditë të shëmtuara shumë për politikën por ditë të mira për Shqipërinë. Janë shfaqje shumë të neveritshme që e ulin politikën në sytë e njerëzve por arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Nëse do vijë një shfaqje e tillë në teatrin do e kishte titullin “Kërcejnë priftërinjtë nga belaja”.

Kjo është një lloj belaje që kush e ka, e ka kërkuar vetë prandaj le ta mbajë vetë. Këtu kam parasysh të gjithë ato që kanë pasur, kanë apo do kenë punë me organet e drejtësisë. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të përzihemi sa më pak.

Nuk mund të jemi komplet të papërzierë sepse jemi pjesë e asaj skene, sepse ju na keni dhënë detyrën të jemi në parlament.  Minimumi që mund të bëjmë është të mos e ushqejmë atë shfaqje, të mos i japim asnjë kontribut”- u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco