Berisha: Fondi që Rama do tu japë PPP-ve këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve

Berisha: Fondi që Rama do tu japë PPP-ve këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve

17:36, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se me buxhetin e vitit 2024 do u japë PPP-ve fondin më të madh se i gjithë fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Gjatë tryezës për buxhetin, Berisha theksoi se fondi për PPP-të është tre herë më i madh se fondi i ndihmës ekonomike, ku sipas tij qeveria e ka ulur numrin e personave me ndihmë ekonomike në 64 mijë.  

Berisha: Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori, sepse përveç 400 mln eurove që i përkushtohen pasurimit përrallor të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë rreth 140 mln euro të tjera që u përkushtohen përsëri, PPP-ve të Edi Ramës me botën e krimit.

Përsëri taksapaguesit tanë duhet të paguajnë për sterizilimin, i cili u kushton 83 herë më shumë seç kushtonte para këtij partneriteti. Duke marrë vetë, sepse pas kompanisë është Rama e Beqaj, duke marrë pajisjet e blera ultramoderne nga institucioni i shëndetësisë, sterilizator i fjalës së fundit, ndërtesa të reja dhe si dënim duhet të paguajnë 83 herë më shumë.

Nuk ndodh vetëm se duhet të paguhen 83 herë më shumë, por ndodh se mijëra shqiptarë nuk mund të operohen sepse spitalet nuk kanë fonde për të paguar setet e operacionit, kriminelëve barbarë si Rama, Beqaj dhe ata që ekzekutojnë këtë operacion kriminal. Nuk kanë fonde.

Çfarë ndodh? Ndodh se check up, i bashkëshortes së kushëririt të Ramës, Vilma Nushi, se është dhe grua, por do ti thoja shumë gjëra sot, shpenzon qindra milionë dhe regjistron dhjetëra mijëra njerëz që janë ndarë nga jeta prej shumë vitesh, emigrantë që kanë lënë Shqipërinë prej vitesh të tëra dhe këto janë të gjithë dëshmi e KLSH-së, janë zyrtare.

Dhe këto konstatime janë vetëm maja e ajsbergut, sepse komisioni normal nuk mund të ketë një audit ‘in ekstenso’, por natyrisht me ato kapacitet që ka merr disa mostra që i shqyrton.

Kështu janë koncesionet e tjera, por një gjë, me PPP me të cilat ndan paratë Edi Rama, fondi i tyre këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve për shqiptarët. Është 3 herë më i madhe se fondi i ndihmës ekonomike.

Imagjinoni se ku kanë arritur. Kanë katandisur në 64 mijë persona, ndihmën ekonomike.

Ju garantoj se Shqiëpria sot në të gjithë kriteret më minimale, ka dhe duhet të ketë të paktën 200 mijë persona në ndihmë ekonomike.

Shqipëria ka plotësisht të gjitha mundësitë për ta shtrirë këtë ndihmë ekonomike në 200 mijë persona.

Shqipëria ka çdo mundësi sot për të shpërndarë, për të vendosur minimumin jetik prej 200 eurosh. Nëse Shqipëria nuk çon buxhetin për ndërtimin e portit që mbyll Edi Rama, ato para dalin e teprojnë jo për 200 por edhe 300 euro për të bërë minimumin e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco