'I deleguari i tij u kap në pazare vote dhe në vend të vihej para drejtësisë, u vu në krye të saj'/ Rama thotë të vërtetën në Peshkopi: Drejtësinë e ka partia jonë, ajo e bëri

'I deleguari i tij u kap në pazare vote dhe në vend të vihej para drejtësisë, u vu në krye të saj'/ Rama thotë të vërtetën në Peshkopi: Drejtësinë e ka partia jonë, ajo e bëri

17:03, 15/11/2023
A+ Aa A-

Asambleja shëtitëse e PS është zhvendosur sot në Peshkopi, nga ku kryeministri Edi Rama u ndal sërish të kujtojë shqiptarët se sistemin e drejtësisë e ka bërë ai dhe kontrollon ai.

Ashtu si në mbledhjet e mëparshme, Rama ka thënë se reformën në Drejtësi e bëri Partia Socialiste dhe jo Amerika dhe Europa, apo 140 deputetë që votuan pro saj në Parlament.

Ai u shpreh se reforma në drejtësi u krijua nga nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi.

Rama: Drita në fund të tunelit është ende e gjatë, është vetëm fillimi sepse drejtësia duhet të shtrihet në të gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi kemi prokurori dhe gjykata që këtë sens të barazisë para ligjit të cilin kanë nisur ta vënë në vend, ka akoma dhe më shumë për të bërë. Kjo dritë është si rezultat i një faktori themelor që është Partia Socialiste. As nga Hëna, as nga Amerika as nga BE, erdhi si nevoja e madhe e shqiptarëve për drejtësi”,- është shprehur Rama para dibranëve.

Dhe në fakt, dibranët e kanë me provë se drejtësia është e kontrolluar nga Rama, pasi i deleguari i tij për qarkun, Ulsi Manja, u kap së bashku me të në flagrancë duke bërë pazare të blerjes së votave të qytetarëve dhe në vend të përfundonte përpara drejtësisë, përfundoi në krye të saj, duke u bërë ministër Drejtesie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco