Berisha publikon skandalin: Rama mashtroi hapur, ndryshimet në ligjin e sportit nuk lejonin ndërtimet në terrenet sportive!

Berisha publikon skandalin: Rama mashtroi hapur, ndryshimet në ligjin e sportit nuk lejonin ndërtimet në terrenet sportive!

13:18, 15/11/2023
A+ Aa A-

Në vazhdën e hedhjes dritë mbi të vërtetën e terrenit të Klubit Sportiv Partizani, Kryetari i PD-së Sali Berisha kasjellë në vëmendje specifikat e ligjeve që u shkelën me të dyja këmbët nga Kryeministri Edi Rama gjatë firmosjes së ndryshimit të destinacionit të një pjese të terreneve.  

Berisha tha ndër të tjera: "Rama mashtron trashë për të justifikuar krimin e tij. Ai thotë se e gjithë pjesa tjetër te tenisi, palestra, është leja që ka ardhur pasi është ndryshuar ligji i sportit. Ligji atëherë ishte i qartë, nuk mund të ndërtohet në terrene sportive.

Ligji u ndryshua dhe terrenet u ndryshuan, pohon Edi Rama.

Këtu, sipas tij, ndryshimin e ka bërë jo për shkak të xhepit, por për faj të ndryshimit të ligjit.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një gënjeshtër të bazuar 100 përqind në mashtrim.

Ligji për sportin, në asnjë gërmë, as dhe në frymën e tij, nuk ndryshoi destinacionin e terreneve sportive, por mundësoi ndryshimin e pronësisë kur ato ishin të ndërtuara mbi tokë private. Dhe kishte mbi 1000 të tilla, ndoshta 1500. 

Ligji ndryshoi me kushtin e prerë ligjor të ruajtjes së destinacionit sportiv.

Le t’u referohemi ligjeve për saktësi. Citoj nenin 31, para dhe pas ndryshimeve.

Neni 31§2 para ndryshimit thotë: “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Çfarë thotë ligji i ndryshuar? Neni 31§2 pas ndryshimit: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, ose në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni”.

Për të gjithë ata që dinë gjuhën shqipe, kuptojmë në fjalinë e parë, ndryshimi u ka mundësuar pronarëve të truallit të qindra terreneve sportive, të mos përjashtohen nga e drejta e privatizimit, dhe të ushtrojnë të drejtën e parablerjes sipas të gjithë ligjeve nga qeveri të majta dhe të djathta.

Në thelb, kjo nuk ishte një e drejtë e re, e krijuar në legjislacionin shqiptar, por ishte thjesht njësim i qëndrimit të ligjit për sportet, me legjislacionin për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili gjithnjë ka njohur dhe rregulluar, të drejtën e parablerjes së pronarëve.

Të gjithë ata që i thonë gjuhës shqipe, gjuhë shqipe dhe jo gjuhë xhepi, ky ligj nuk autorizon dhe nuk lejon ndryshimin e destiacionit, pasi ligjvënësi ka ndarë jo me pikë fjalinë e parë, por me presje dy fjalitë e para, me fjalinë e tretë, ku thuhet se kthimi te pronari apo dhënia me koncesion, bëhet me kusht që të mos ndryshohet destinacioni.

Mirëpo me raste të caktuara, xhepi nuk pyet as ligj dhe as gjuhë.

Dhe ky është përsëri rasti i Edi Ramës, i cili edhe pas studimit që bëri me studion zvicerane UrboPlan, nën patronazhin e Shalsit të tij, të dëgjesave me banorët e zonës, në kundërshtim flagrant me ligjin e ndryshuar dhe në përputhje me xhepin e tij, e shpall zonë urbane të gjithë zonën e klubit Partizani.

Dhe tani ai kërkon të fshihet prapa Shalsit. 

Shtoj këtu se studimi Rama-Shalsi i studios zvicerane UrboPlan, në të cilën zona e madhe që thotë Rama, iu ndryshua destinacioni nga sportive në urbane, përsëri është firmosur nga Sali Berisha, por vetëm në kuadër të miratimit të planit të përgjithshëm rregullues të territorit, firmë e cila pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të nëntorit 2006, ishte thjesht noterizim dhe asnjë lloj tagri për ndryshim."

"Ndryshimi në ligjin për sportin hapi të drejtën e pronarëve për privatizimin e terreneve sportive pa u ndryshuar destinacionin"

Berisha po ashtu sqaroi se: Edi Rama me datën 10 qershor të vitit 2006, kur nuk ishte kthyer, nuk ishte privatizuar asgjë, mori zonën- mori apo nuk mori para, unë nuk mund të them, por absolutisht pa para nuk mund të bëhet- por vendosi që këtë ta shndërrojë nga zonë sportive, në zonë urbane. Këtë e bëri Edi Rama. 

Edhe njëherë, e ka bërë kur nuk kishte asnjë privatizim aty, kur ato objekte ishin krejtësisht shtetërore.

Pjesa tjetër, çfarë bëri Edi Rama? Për pjesën tjetër, ia kishte vënë syrin ose e paguanin, mori një studio zvicerane, UrboPlan dhe ajo bëri masterplanin e kësaj zone.
Studio bënte masterplanin, Shalsi- i cili ka humbur vetëm në martesën e parë tetë apartamente pas divorcit, është e njohur, dhe e meritonte t’i humbiste plotësisht se asnjë nuk e kishte me djersë- Shalsi bënte dëgjesat.

Dhe Edi Rama e la në këtë studim të gjithë zonën, zonë urbane. Dhe kjo zonë u integrua në planin e përgjithshëm të rregullimit të territorit, të cilën e firmosi Sali Berisha në një datë, në një kohë kur Sali Berisha nuk kishte asnjë tagër ligjor, pas dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prapa të cilave qëndronte Edi Rama, se ai më kishte paditur mua, për të bërë ndryshimin më të vogël.

Nxirre pak ligjin, se këtu thotë te e para se objektet sportive jepen me koncesion ose privatizohen, por nuk thotë te pronari. Sepse ato ishin të uzurpuar nga mafiozë, ishin të uzurpuara nga të fortë. Dhe nxirrnin fitime prej tyre, shteti nuk merrte asnjë qindarkë. Pronari jo e jo.

Kurse në përputhje me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, plotësisht, thotë se objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncesion në përputhje me ligjin për koncesionet, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. 

Çfarë ka bërë ligji? Ligji ka hapur të drejtën e pronarëve, sepse Paro Laçi, një bandit, me bandën e tij të armatosur, në bashkëpunim me gjeneral Qirjazin që deklaron se ia çova ekipin dhe ma përzuri me forcë, shfrytëzonte terrenet, i merrte tarifa çdo njeriu që hynte në territor dhe i paguante një rrogë këtij apo atij.

Të tilla situata kishte në Ali Dem, te Dinamo, kudo.

Çfarë bëri ligji? Ligji tha se privatizohen ato që kanë pronarë, te pronarët. Por pronari duhet të ruajë destinacionin.

Ky është ndryshimi i vërtetë që do të luajë duart si Pilati, Edi Rama. I cili për mua, me 99 përqind, e ka bërë ndryshimin për një valixhe me euro."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco