'Vendimi i ndryshimit të destinacionit të një pjese të territorit të klubit Partizani nga Rama, 100% i kundërligjshëm' Kryetari i opozitës, Sali Berisha, sot në konferencë shtypi

'Vendimi i ndryshimit të destinacionit të një pjese të territorit të klubit Partizani nga Rama, 100% i kundërligjshëm'

13:03, 15/11/2023
A+ Aa A-

Të tjera hollësi dhe fakte janë sjellë dhe komentuar sot nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, lidhur me çështjen e privatizimit të Klubit Sportiv Partizani, që hedhin poshtë pretendimet e shprehura mbrëmjen e së martës nga Kryeministri Edi Rama në vetëmbrojtje.

"Le të shohim se si përpiqet Edi Rama të mbrojë krimin e tij politik dhe krimin e tij real ligjor, - tha Berisha sot para mediave gjatë një konference shtypi. - Ai lëshoi mbrëmë në mediat e Bolinos, një seri mashtrimesh, me të cilat jo vetëm që u përpoq të mbrojë veten për krimet e kryera, konkretisht për shkeljet e ligjit, duke lexuar një për një, ato që ka shkruar në dacibaon e larove të tij.

Rama mbrëmë tha: “Njëri thotë kështu, unë do them të kundërtën, ndërkohë këtu flitet për fakte dhe jo opinione. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit për ligjin e sportit, ka një hartë. Nxirrni hartat dhe të shohin njerëzit në hartë. Ja ku janë terrenet sportive, vazhdon ai, fusha e Partizanit, etj. Ja edhe godinat me fotografi, ja edhe fushat e tenisit që kanë qenë te klubi i Partizanit. Leja që ka dhënë KKRT e Tiranës është ajo me të kuqe, që ka qenë hyrja djathtas e klubit. Ajo është leja. Leja me jeshile është e firmosur prej meje”.

Ja ku e keni, të firmosur prej tij. Me këtë deklaratë, ai pranon se ka ndryshuar me firmën e tij me 8 qershor 2006, nga zonë sportive, në zonë urbane të një pjese të territorit të klubit Partizani.

Shtoj këtu se këtë ndryshim, Edi Rama e ka bërë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe kjo është absolutisht e vetmja shkelje e ligjit, të cilin larot e tij, Kraja, Millonai dhe Gjoka kanë përmendur në dacibaon e tyre prej qindra faqesh.

Është e vërtetë se ky vendim është firmosur nga unë, Sali Berisha në datë 22 nëntor 2006, por është firmosur thjesht në rol noteri, pasi dhjetë ditë më parë, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar më 10 nëntor 2006, ligjin që i lejonte qeverisë të ndërhynte në vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkisë.

Unë kisha bërë një ligj që të ndërhyja, por ky ligj u rrëzua nga gjykata. Pra, vendimi i ndryshimit të destinacionit të asaj pjese territorit të klubit Partizani, është 100 përqind i kundërligjshëm, i dënueshëm dhe ka në bazë korrupsionin."

Materialet e publikuara nga kryetari  i PD, Sali Berisha: 

Image

Neni 31 para dhe pas ndryshimit

Neni 31/2 para ndryshimit. 

“Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Neni 31/2 pas ndryshimit:

“Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco