Prej një jave (dita e shtatë sot), ‘Syri.net’ dhe opinoni publik pret një reagim nga gjyqtarja politike, Irena Gjoka, për të sqaruar pozicionin në procesin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe konfliktin e hapur të interesit në këtë çështje.
E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë.
SYRI ka hulumtuar dosjen e vettingut të Gjokës dhe rezulton se ajo e ka fshehur faktin e shkarkimit nga detyra dhe motivin e shkarkimit.
Sfida për Irena Gjokën vijon: A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?
A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?
Pse e ua keni fshehur organeve të vettingut këtë informacion?
© SYRI.net