Berisha: Arrestimi i Belerit ishte politik, ligji ndalon përdorimin e provave të mbledhura me provokim

Berisha: Arrestimi i Belerit ishte politik, ligji ndalon përdorimin e provave të mbledhura me provokim

13:39, 14/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka folur sërish sot për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kandidat i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë".

:Komentin për çështjen e Belerit e kam bërë që ditën e dytë të arrestimit të tij, kur unë kam parë filmimet e medieve, që ai ka qenë një arrestim fund e krye politik, - u tha Berisha mediave në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar të PD. - Është në turpin e të gjitha institucioneve të drejtësisë që pranuan për provë atë të cilën Kodi i Procedurës Penale, e hedh poshtë, e ndalon të përdoret për provë.

Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë se nuk mund të përdoret për provë, prova e mbledhur për provokim.

Ajo ishte e qartë, sikundër e qartë është nëna me tre fëmijë, të cilën e morën barbarisht në orën dy të natës nga Himara në Vlorë dhe që nuk kishte asnjë lidhje.

Pra, ishte gjithçka një krijesë e një njeriu, të cilin unë e kam denoncuar, është shpërblyer për këtë provokim 7 milionë lekë nga një fund që nuk duhej t’i merrte kurrë. Se ai fond ka destinacion tjetër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco