‘A po i dikton Rama hetimet...?’ Vangjeli: SPAK është karta e nesërme elektorale e Ramës

22:05, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vanjeli i ftuar në Çim Peka Live është shprehur se Edi Rama dëshiron të bëhet bashkëaksioner i SPAK-ut për ta pasur si një kartë në zgjedhjet elektorale të ardhshme.

Gjatë një debati në studio Vangjeli shprehet se Rama dëshiron që të jetë përballë Berishës e Metës që ti japë kuptim narratives së tij.

Vangjeli: Sot, në një realitet të tillë Rama duke qënë i pafuqishëm për ta ndryshuar rrjedhën tenton të bëhet bashkëaksioner tek SPAK-u, jo për tu konsideruar si viktimë e saj. Kjo është karta e tij e nesërme elektorale.

Çim Peka: Partia Socialiste e drejtuar nga Rama është personi që ka dërguar në prokurori Lulëzim Bashën për rugën e kombit, ndërkohë Rama tha në ligjeratë të drejtë në zgjedhjet e 14 majit ‘pas 14 majit Luli do zgjohet prej gjumi por nuk i ndodh gjë dhe Berisha e Meta nuk flenë dot sepse i pret SPAK-u. Nëse ka një dosje të pastër që puliku e njeh është ajo e zotit Basha. Rama jep verdiktin që Basha nuk do preket? Janë amerikanët apo është Rama, apo Rama flet në emër të amerikanëve?

Vangjeli: Unë besoj që jo.

Çim Peka: Po nuk është provë sepse ajo është një deklaratë elektorale. Ajo mund të jetë një urim dhe një dëshirë e Ramës që e thotë publikisht por logjika politike kërkon komplet të kundërtën.

Çim Peka: Ti po thua që Rama ka dëshirë që Berisha e Meta të jenë në burg dhe Luli jashtë?

Vangjeli: Jo, e kundërta. Rama do të donte shumë që edhe Berisha edhe Meta të qëndronin përballë dhe bashkë me këta do edhe Bashën të jetë atje sepse pa secilin prej tyre narrativa e Ramës bije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco