VIDEO/ Shkullaku: Rama po e përdor SPAK për interesa të veta, don ta kthejë në avantazh elektoral

21:20, 13/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku, gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në lidhje me deklaratat e Edi Ramës se, SPAK e ka krijuar ai, është shprehur se, këtë drejtësi ai tani po e përdor për interesa të ngushta të vetat.

Shkullaku u shpreh se këtë fakt do të dojë ta kthejë në avantazhin e tij në fushatë elektorale të vitit 2025.

‘Rama e thotë sot, sepse sot është i bindur që e ka nën kontroll SPAK-un, dhe kërkon që këtë ta dinë të gjithë. Unë e krijova, nënkupton që SPAK është pjellë e imja.

Pse e thotë Rama këtë gjë.

Pasi e përdor drejtësinë për interesa të veta të ngushta, Edi Rama do të marrë edhe avantazh elektoral nga kjo gjë.

Pasi ka arritur që të sigurojë shkopin me të cilin godet degët, do që të mbledhë dhe kokrrat. Do ta mbani mend, dhe shikoni, gjithë fushata e Ramës do të jetë; unë, jo PS-ja. Fushata e tij kjo është. Që unë kam bërë një sistem drejtësia, po ndëshkohen të paprekshmit, kjo është meritë e imja, po çliroj popullin nga këta e ata që e kanë mbajtur peng për 30 vite me radhë, këto parrulla.

Pas 2013, Rama filloi fushatën po prap me drejtësinë, e me barcaleta, se si ishte tronditur Gjermania me gjyqtarët tanë dhe i premtoi popullit, njësoj si Erdogani në fushatën kundër gjeneralëve, ky ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në 2017, bëri fushatë prap pa llogaridhënie e transparencë, fushata ishte më jepni mua timonin se do të bëj Shqipërinë.

Edhe fushata e fundit ishte votoni Lulin, merrni Saliun merrni Ilir Metën.

Ky njeri ka që kur ka dalë në politikë e deri sot që i referohet, ose ka si refleks vetëm me Sali Berishën. Po të mos ishte Sali Berisha, Edi Rama nuk e di çfarë do të thoshte.

Rama nuk e di unë çfarë do të thotë në 2025 që do të bëjë fushatën. Nuk ka pasur bilanc as në 2017, as tani. Është qeverisja me rekordet më skandaloze në 10 vite qeverisje. Për të mos hyrë tani sa e kanë pasur buxhetin, sa e kanë quar borxhin, çfarë produkti kanë pasur. Dhe të gjithë fushatat e Ramës kanë qenë të përqendruar tek kundërshtari, politika, drejtësia.

Edhe me këtë tani do të thotë se kjo është një vepër e imja, e çlirova Shqipërinë. Ju vërtetë nuk keni diçka për të ngrënë, ose mezi e mbyllni muajin, por gëzohuni se Saliun do ta marrim të pandehur, gëzohuni se Ilir Metën do ta thërrasë SPAK, bile nga qejfi jep edhe ca të vetët.

Sepse njerëzit po patën kocka për të kafshuar harrojnë hallet e përditshme dhe këtë ka për ta kthyer në motiv të fushatës së ardhshme’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco