Reforma në drejtësi/ Bushati: Ka diçka që e bën Ramën të gënjejë dhe të dredhojë në lidhje me SPAK

21:03, 13/11/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me SPAK, pasi u shpreh që është krijesë e Partisë Socialiste dhe jo e amerikanëve.

Bushati theksoi se 'fakti është se ka diçka që e bën Ramën në gënjejë dhe të dredhojë, duke mbajtur qëndrime komplet të kundërta nga ato që ka mbajtur një apo dy vite më parë'.

Bushati: Rama në mashtrim ka një lloj stili por e keqja është kur këtë stilin e Ramës e marrin dhe ata halldupët e partisë së vetë. Pashë këtë kryebashkiakun e Kamzës që e kishin thirrur në SPAK dhe e pyesnin gazetarët, ore erdhe në SPAK dhe ai shihte nga Zoti dhe thoshte shyqyr që erdhi kjo ditë që të vij dhe unë në SPAK, prandaj e bëmë reformën në drejtësi, mirë që erdha dhe unë në SPAK, ishte gati i lumturuar që e dyshonin si hajdut. Pra aq bajate dhe aq banale bëhet propaganda sidomos me trutharët që mbledh Rama rreth e rrotull, sa e kthejnë në karagjozllëk edhe këtë propagandën që ne prandaj e bëmë reformën në drejtësi e kështu me rradhë.

Hipoteza mund të bëjmë mund ta bëjë për të vetët, mund ta bëjë se nuk e kontrollon komplet. Fakti është se ka diçka që e bën Ramën në gënjejë dhe të dredhojë. Që të mbajë qëndrime komplet të kundërta nga ato që ka mbajtur një apo dy vite më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco