Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Në këto 10 vite, Rama rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë. Shtyllën e një rendi demokratik

Berisha: Në këto 10 vite, Rama rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë. Shtyllën e një rendi demokratik

18:41, 13/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rrëzuar një nga shtyllat e një shoqërie të lirë që është rendi demokratik.

Gjatë takimit të dytë në Kavajë me temë ‘Opozita në Aksion’, Berisha bëri një rezyme të shkurtër të historisë së pluralizmit politik në nga 1990 e këtej, duke theksuar se Rama rrëzoi votën, vërsuli në katër anët e Shqipërisë banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë.

Berisha: Miqtë e mi, së bashku ne bëmë një rrugë mbi 20-vjeçare. Ju jeni dëshmitarë se ku e nisëm, se në çfarë niveli mjerimi e nisëm rrugën tonë. Në vitin 2013, Shqipërinë që kishte teknologjinë më të avancuar draprin dhe çekanin, e shndërruam në një Shqipëri dixhitale. Shqipërinë e hiperkolektivizmit total, e shndërruam në Shqipërinë e iniciativës suaj të lirë.

Shqipërinë që renditej e treta më e varfër në botë, e ngritëm në nivelin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Shqipërinë e izolimit më të thellë, e anëtarësuam në NATO. Nuk realizuam parajsën, por ecëm pa ndalshim dhe kjo është e vërteta.

Shqipërinë e rrogave më të ulëta e nxorëm në krye për rrogat në Ballkan.

Vendi po ecte, hoqëm vizat.

2013-a shndërroi ndërrimin e pushtetit. Bëmë zgjedhje të lira. Njerëz që besojnë se vota e lirë është themeli i zhvillimit të një shoqërie.

Por miqtë e mi, ua them këtu, atë ditë që unë kam dhënë dorëheqjen, nuk kam ndjerë ndonjë keqardhje të veçantë, sepse u përkas atyre politikanëve që nuk mendojnë se një vend duhet të qeveriset për një kohë të gjatë nga një politikan, cilido të jetë ai.

Ne vinim nga një e shkuar e zezë e qeverisjes 40-vjeçare nga një njeri. Dhe mendova se unë kreva detyrat e mia.

Ai që erdhi mbrapa, unë e njihja shumë mirë. E njihja ma mirë se kushdo tjetër në të gjitha rrafshet.

Por ai kishte një problem, më të keqin e të këqijave. Ai shëtiste në makinë me serial-killeri.

Ai, në vend të mbrojtjes që i ofronte shteti si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, preferonte mbrojtjen nga serial-killera.

Ai lidhjet me krimit, i kishte lidhjet më të forta të shpirtit të tij.

Dhe unë- dhe kushdo që do të shohë seancën e parë të parlamentit, i ulur me deputetët të tjerë, tashmë jo kryeministër, e marr fjalën dhe i them: Edi Rama, lidhjet tua me krimin janë universale dhe janë universalisht të njohura. Por gjithçka do varet si do e përdorësh ti pushtetin, do e përdorësh për t’i prerë ato lidhje dhe ky do jetë fat i bardhë për Shqipërinë. Unë i përkisja atyre që besoja dhe besoj se alternanca e pushtetit është kusht që një vend të jetojë në demokraci. Po i mbajte ato lidhje dhe i ushqeve me pushtetin që mban, ti i bën gjëmën Shqipërisë.

E vërteta është se këto 10 vite, ndoshta pas diktatorit Enver Hoxha, është gjëmëbërësi më i madh i Shqipërisë në histori.

Në këto 10 vite, ai në vend që të respektonte, rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë. Shtyllat e një rendi demokratik.

Ai rrëzoi votën, vërsuli në katër anët e Shqipërisë banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë.

Ai vendosi një raport në Shqipëri mes votës dhe krimit, raport në të cilin, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Kur të keni kohë, i hidhni sy asaj videos që unë dëshmova për Shkodrën. Kurrë ndonjëherë, Rozafa e lirisë, Shkodra nuk ka përjetuar një terror të tillë ditën e votimit.

Edi Rama fitoi Shkodrën, por Shkodrën sot e qeverisin Pëllumb Gjokat, Bajrët, Tom Doshët dhe të gjithë bandat.

Jo vetëm Shkodrën, po kështu Krujën, Elbasanin, Fierin e kështu me radhë.

Ç’ndodh pastaj? Këta kriminelë, këta vrasës marrin tituj të investitorit strategjik, marrin licenca për kazino, shpallin hotelet e tyre, hotele me pesë yje.

Ç’ndodh pastaj? Të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. Një e treta e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri.

Ç’ndodh pastaj? Një rënie në pikiatë e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.

Një shtypje e egër, e paimagjinueshme ndaj opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco