Avokati Marash Logu: Ëndrra e Bashës për t’u bërë kryetar i PD, do mbetet në sirtarin e Nikollës

Avokati Marash Logu: Ëndrra e Bashës për t’u bërë kryetar i PD, do mbetet në sirtarin e Nikollës

17:13, 13/11/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i ankimimit të bërë nga Gazment Bardhit, Marash Logu, ka komentuar vendimin e gjykatës për pezullimin e çështjes së PD.

Ai tha para gazetarëve se “ëndrra e Lulzim Bashës për t’u bërë kryetar i PD, kundër vullnetit të demokratëve, do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur në sirtarin e Lindita Nikollës”.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco