VIDEO/ Pakti Rama-Meloni, Schiavone flet për SYRI TV: Marrëveshja krijon precedent të rrezikshëm

16:58, 13/11/2023
A+ Aa A-

President i konsorciumit italian të solidaritetit Gianfranco Schiavone, në një intervistë SYRI TV me gazetaren Armela Ferko u shpreh se marrëveshja Rama Meloni, mund të shërbejë si precedent që BE të ndryshojë politikat e azilit dhe shtetet jo anëtarë të përdoren si vende parkimi. Për Schavionen implementimi i kësaj marrëveshjeje kërkon një ligj të ri në Itali.

Nga SYRI TV

Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit për çështjen e emigrantëve është e rrezikshme dhe krijon një precedent, pasi mund të ndryshojnë politikat e BE në raport me çështjet e azilit dhe të shikohen vendet jo anëtare si Shqipëri si një alternativë për të mbajtur azilantët larg BE deri sa kërkesat e tyre të miratohen.

Ky fakt u konstatua nga President i konsorciumit italian të solidaritetit Gianfranco Schiavone, në një intervistë në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, ku duke u ndalur tek kjo pikë u shpreh se Shqipëria rrezikon edhe regres në çështjet e integrimit.

Ai theksoi se këto marrëveshje përbëjnë një qëndrim percmues ndaj shteteve që rrezikojnë të kthehen në vende parkimi si në rastin konkret, Shqipëria.

‘Kjo pirje për të gjetur një vend për të shkarkuar këta njerëz, është shumë e rrezikshme dhe e rëndë për BE. Citova rastin e Britanisë. Nëse këto marrëveshje do ecin përpara, do sjellin një rishikim të thellë të së drejtës për azil të BE-së, në kuptimin përkeqësues, në mënyre ekstreme. Nuk mund as ta përfytyrojmë. Përdorimi pastaj në mënyrë përkeqësuese i vendeve që do paguhen për të mbajtur ato që ne nuk duam ti mbajmë. Gjithmonë do shkojë drejt përkeqësimit, mund të zgjerohet më shumë, mund të shtohen edhe shifrat, mund ti thuhet Shqipërisë mbaji edhe të dëbuarit. Nëse do e shihja nga pikëpamja e një qytetari shqiptar, e shoh si një marrëveshje ku mungon respekti ndaj integritetit të vendit dhe si një qëndrim kolonial... ideja e ekzistimit të vendeve të Serisë A’.

Gianfranco Schiavone

Për Schavionen implementimi i kësaj marrëveshjeje kërkon një ligj të ri në Itali.

‘Që kjo marrëveshje të implementohet se pari kërkon një ligj te ri, që në Itali nuk ekziston ende. Një ligj që të lejojë shqyrtimin e kërkesave të azilit në Shqipëri, që të bëjë një sërë devijimesh nga rregullat aktuale, kjo për mua është një devijim i pamundur nga rregullat... Mund te kontraktohen shoqata psh, po çfarë shoqatash? Shqiptare apo italiane? Ato italiane si do shkojnë në Shqipëri? Në rast se do u drejtohen avokatëve emigrantët, si do e bëjnë kur do jenë të mbyllur në Shqipëri? Mund tu ofrohen një numër i vogël avokatësh nga kundër pala, po si do bëhen seancat në gjykata në Itali? Me video?? Ky kufizim çfarë arsye kaq të lartë ka që imponohet? Gjatë covidit kishte arsye....po sot? Cila është arsyeja?

Gianfranco Schiavone

President i konsorciumit italian të solidaritetit Gianfranco Schiavone skanon edhe disa nga shkeljet e kësaj marrëveshje

‘Marrëveshja është bërë me dashje, nuk i referohet njerëzve të gjetur në det, thuhet në përgjithësi ‘njerëz të transportuar’, ‘Emigrantë të transportuar në mjete’ nuk thuhet as anije, mund të jenë avion, mjete të tjera, mund të jenë të gjetur në çfarëdolloj vendi, edhe transiti psh; edhe në rrugët Ballkanike, nëse një vend tjetër lejon transitin, në njëfarë mënyre është ‘një kuti e pambushur me dashje’, në mënyrë që të futet çfarëdolloj gjeje brenda... Qofte njerëz të shpëtuar në det, qoftë edhe ata që janë dëbuar nga Italia dhe Shqipëria në këtë rast do funksiononte si një qendër mbajtjeje, administrimi në pritje të riatdhesimit’.

Gianfranco Schiavone

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe ekspertë të fushës dhe gazetarë të njohur Italian, të cilët e kanë cilësuar më shumë si nj marrëveshje për përfitime politike të Melonit, se sa një pakt nga i cili përfitojnë Italia dhe Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco