Berisha: U votova nga mbi 600 mijë shqiptarë! Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur si Rama!

Berisha: U votova nga mbi 600 mijë shqiptarë! Të dalë një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur si Rama!

14:47, 13/11/2023
A+ Aa A-

"Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot!"

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka shuar kureshtjen e gazetarëve lidhur me pikën kryesore të Kuvendit Kombëtar të PD-së më 2 dhjetor, që është "votëbesimi i Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë". "Si, pse" kanë pyetur mediat. 

Ndiqni në vazhdim përgjigjet për këtë çështje:

Pyetje: Z. Berisha, më 2 dhjetor do të mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe do të vetëbesoheni. A do të jetë Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë në këtë Kuvend? 

Sali Berisha: Do të prisni datën 2 dhjetor për t'i mësuar të gjitha.

Pyetje: Z. Berisha, po faktori ndërkombëtar si gjykoni se po vepron, cilat janë qëndrimet dhe a jeni të kënaqur ju me qëndrimet e tyre.

Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar është shprehur shumë qartë. Komisioni Europian është shprehur i qartë e zezë mbi të bardhë se në parlament janë mohuar të drejtat  kushtetuese të opozitës. Së dyti, nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit Gjerman, është identik me atë të Komisionit Europian dhe përfaqëson qeverinë e tij, të drejtat e opozitës duhet të respektohen, pikë. 

Pyetje: Në datën 2 dhjetor ju do të kërkoni votëbesimin, ndërkohë ju keni shpalljen "Non grata" nga dy shtete partnere me Shqipërinë. A e shqetëson vizionin tuaj politik?

Sali Berisha: Si mund të më shqetësojë, kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë?! Vetëbesimi i pakufishëm i shqiptarëve! Të dalë një burrë tjetër dhe të marrë  600 mijë vota në këtë vend, pa i vjedhur siç i vjedh Edi Rama! Berisha i tretë është më u fuqishëm se çdo Berishë tjetër gjer sot. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco