Marrëveshja për emigrantët/ Schiavone: Nëse do ta shihja si shqiptar, i mungon respekti ndaj vendit, si qëndrim kolonial

14:18, 13/11/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë në Syri TV për të folur për marrëveshjen Rama – Meloni, me gazetaren Armela Ferko ka qene i ftuar eksperti më në zë në Itali që është ndalur vazhdimisht tek çështjet e të drejtave të emigrantëve, President i konsorciumit italian të solidaritetit Gianfranco Schiavone.

“Mendimi im është negativ, nuk është një zgjidhje si në pikëpamjen praktike edhe juridike

Veshtiresi edhe për numrat edhe për transportimin e personave të shpëtuar

Krijon një kaos paradoksal....

Çështja kryesore është ajo e ligjshmërisë... është shkruar se marrëveshja do zbatohet në dritën e të drejtës evropiane, por kjo nuk mund të bëhet në një territor jo të BE, si Shqipëria...

Këtu është ekundërta, njerëzit me dashje çohen në një territor tjetër me një qëllim keqdashës....Italia vepron me dashje për të zvogëluar të drejtat e azilkërkuesve...

Qëllimi është- përpiqet të ndalojë eksesin e drejtpërdrejtë të këtyre personave azilkërkues në Itali

Shumë vende evropiane do donin ta zbatonin...rasti Britania me Ruandën....

Të gjitha këto situata kanë një fije të përbashkët, përpjekjet për të ndaluar hyrjen e refugjatëve në territorin e BE...jashtë juridiksionit dhe brenda të sjellin vetëm refugjatët e ligjshëm...

Një qëndrim shumë përçmues ndaj vendeve që kthehen në vende parkimi (Shqipëria)

TRANSPORTI...

Marrëveshja është bërë me dashje e përgjithshme...nuk i referohet njerëzve të gjetur në det...thuhet në përgjithësi “njerëz të transportuar”, “Emigrantë të transportuar në mjete” nuk thuhet as anije...mund të jenë avionë, mjete të tjera, mund të jenë të gjetur në çfaredolloj vendi, edhe tranziti p.sh edhe në rrugët Ballkanike, nëse një vend tjetër lejon tranzitin, në një farë mënyre është “NJË KUTI E PAMBUSHUR ME DASHJE”, në mënyrë që të futet çfarëdo lloj gjëje brenda...qofte njerëz te shpetuar ne det, qoftë edhe ata që janë dëbuar nga Italia dhe Shqipëria në këtë rast do funksiononte si një qendër mbajtjeje, administrimi në pritje të riatdhesimit, është përgënjeshtuar nga kryeministrat....pooor protokolli këto shkruan dhe ne i referohemi çfarë shkruhet në marrëveshje.  Sërish  Shqipëria përdoret sërish si një magazinë, depozite, vend mbajtës për periudha kohore të kufizuara (edhe pse nuk kuptohet se çfarë duan të thonë, sepse kërkesat e azilit duhet të shqyrtohen brenda një muaji, por në rastet e njerëzve të dëbuar që e përsërisin, mund të duhet 18 muaj kohë.) mund ta imagjinoni çfarë tensioni mund të krijohet në këto qendra ndërkohë...

PROCEDURAT

Nëse bëhet fjalë për espuls, të dëbuar më parë, flitet për 18 muaj dhe është një situatë që e bllokon totalisht atë strukturë ku do mbahen emigrantët.  Nëse kemi të bëjmë me azilkërkues kemi të bëjmë me 28 ditë, një muaj, por ky afat nuk mund të respektohet kur kemi shifra të medha, numra të mëdhenj.  Çfarë do bëhet? Do ndryshojë ligji italian që t’i përshtatet kësaj situate apo këta njerëz do transportohen prapë në Itali me të mbaruar 28 ditët?

Por para kësaj, pyetja është kjo: Për Çfarë motivi këta njerëz duhet të mbahen të mbyllur në këto qendra?  Të shpëtuarit në det nuk kanë asnjë faj.  Konferenca e Gjenevës, e interpretuar në mënyre të saktë, Neni 31, përjashton zbatimin e sanksioneve për emigrantët, të kufizohet liria e tyre.  Janë thjeshtë njerëz të shpëtuar, të transportuar në një vend, pa faj dhe pastaj mbahen si të burgosur, në mënyrë që të shyrtohet kërkesa e tyre për azil.  Po themi pra që është një burgim pa faj, që sigurisht nuk mund të aplikohet për të miturit, për njerëzit më të dobet ose për familjet. 

Duket që në fund ose nuk do zbatohet për asnjë, sepse është e paligjshme, ose do zbatohet për një pjesë të të shpëtuarve, që pasi të kenë zbarkuar në Shqipëri do duhet të ndahen dhe një pjesë do rikthehet në Itali dhe pjesa tjetër do lihet në Shqipëri???

Që kjo marrëveshje të implementohet se pari kërkon një ligj të ri, që në Itali nuk ekziston ende.  Një ligj që të lejojë shqyrtimin e kërkesave të azilit në Shqipëri, që të bëjë një sërë devijimesh nga rregullat aktuale, kjo për mua është një devijim i pamundur nga rregullat...

Mund të kontraktohen shoqata p.sh....po çfarë shoqatash? Shqiptare apo italiane? Ato italiane si do shkojnë në Shqipëri? Në rast se do u drejtohen avokatëve emigrantët..si do e bëjnë kur do jenë të mbyllur në Shqipëri? Mund t’u ofrohet një numër i vogël avokatësh nga kundër pala, po si do bëhen seancat në gjykata në Itali? Me video?? Ky kufizim çfarë arsye kaq të lartë ka që imponohet? Gjatë covidit kishte arsye....po sot? Cila është arsyeja?

Është pikërisht vullneti i Italisë për të mos marrë këta njerëz në territorin e vet, ose njerëzit janë në territorin italian...i marrin dhe i transportojnë në një vend tjetër në mënyrë që ta bëjnë procedurën më të ndërlikuar. Është shtypje e lirive themelore. 

Është një makinë shumë e madhe e ndërlikuar burokratike që do implementohej vetëm për qëllime politike

Marrëveshja mbështetet më shumë te aspirata e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE.  Por unë nuk e bashkëndaj, e nga pikëpamja juaj me duket si një budallallëk i madh.  Pika themelore këtu nuk është se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE.  Kjo prirje për të gjetur një vend për të shkarkuar këta njerëz, është shumë e rrezikshme dhe e rëndë për BE.  Citova rastin e Britanisë.  Nëse këto marrëveshje do ecin përpara, do sjellin një rishikim të thellë të së drejtës për azil të BE, në kuptimin përkeqësues, në mënyrë ekstreme.  Nuk mund as ta përfytyrojmë. Përdorimi pastaj në mënyrë përkeqësuese i vendeve që do paguhen për të mbajtur ato që ne nuk duam t’i mbajmë.  Gjithmonë do shkojë drejt përkeqësimit, mund të zgjerohet më shumë, mund të shtohen edhe shifrat, mund t'i thuhet Shqipërisë mbaji edhe të dëbuarit.  Nëse do e shihja nga pikëpamja e një qytetari shqiptar, e shoh si një marrëveshje ku mungon respekti ndaj integritetit të vendit dhe si një qëndrim kolonial...idea e ekzistimit të vendeve të Serisë A dhe Serisë B

Mund t’i thuhet Shqipërisë mbaj të dëbuarit:

Pyetja: Keni dyshime të arsyeshme kur e thoni këtë?

Absolutisht po, sepse po të lexojmë nenin 4 paragrafin e tretë, me qëllimin për të kryer procedurat e kufirit...i referohet së drejtës së azilit, por nuk shkruhet asnjëherë kjo fjalë në marrëveshje. 

Duket sikur nënkupton por procedurat e azilit ose riatdhesimit parashikuar nga legjislacioni italian.  Kjo është e shkruar në protokoll, kushdo të thotë të kundërtën mund të përgënjeshtrohet menjëherë sepse  ashtu është e shkruar në protokoll,,,ashtu është shkruar në marrëveshje.  Nuk flitet për anije, shpëtimi në det, por njerëz të transportuar me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.  Sikundër e shihni është krijuar që të pëdoret në rast nevoje për çfarëdolloj gjëje.

Përgjegjësia e Shqipërisë është politike dhe morale, ndërsa përgjegjësia e Italisë është juridike. Ka të bëjë me ligjshmërinë e strukturës.  Do shohim pastaj nëse Italia do përgjigjet në një rast të tille, nëse do këtë qëllim të deportojë këta njerëz në Shqipëri.  Sipas parashikimeve të ligjit kjo pastaj do ekzaminohet nga gjykata të ndryshme italiane dhe Europiane, nga Gjykata e të drejtave të njeriut.

Unë besoj se do ndodhë ajo që shpresoj, që marrëveshja nuk do të realizohet por do të jetë një operacion i madh propagande, sidomos në prag të zgjedhjeve europiane.  Do përfundojë këtu.  Me siguri Italia do ndërtojë strukturat, shumë para do shpenzohen, do ketë ndonjë ngjarje inaugurimi që do shitet në pikëpamjen politike. Të gjitha këto i pres qetësisht.  Për ta bërë të ligjshme këtë gjë, duhet të përmbyset gjithë situata e tanishme lidhur me azilin....gjithë vendimet e qeverisë për emigrantët mund të përplasen nëpër gjykata."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco