Do raportonte kryetarja e SHISH/ Protesta e opozitës bllokon komisionin e Sigurisë

14:01, 13/11/2023
A+ Aa A-

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku do të raportonte kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.

Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online.

Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.

“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.

“Online janë edhe të dhënat e TIMS që vodhët. Ju po shkelni rregulloren”, u përgjigj Gazment Bardhi.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco