Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

SYRI TV/ Padia ndaj gazetarit, Bledian Koka: Gjykata si PR për Erion Veliajn

13:34, 13/11/2023
A+ Aa A-

Shtyhet sërish në Gjykatën e Tiranës, gjyqi për padinë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj gazetarit Bledian Koka. Pas shtyrjes, gazetari Koka ka akuzuar gjykatën se po i shërben PR së Erion Veliajt, duke përcaktuar seancat njëherë në 6 muaj, ndërkohë që para zgjedhjeve, e përmbylli procesin brenda 15 ditëve. Gazetari Bledian Koka, foli për mediat para dyerve të SPAK, ku hoqi paralele mbi 2 standardet e se si SPAK nuk thërret Erion Veliajn, edhe pse provat faktojnë përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve. Bledian Koka u padit nga Veliaj vetëm se intervistoi biznesmenin italian Gabriele Tarroni Longinotti, i cili denonconte lidhjet e kryebashkaikut me persoanzhet e inceneratorëve.

SYRI TV

Është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, seanca e radhës gjyqësore, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur gazetarin e SYRI TV, Bledian Kokën, pasi ky i fundit zhvilloi intervistën me shtetasin italian Gabriele Tarroni Longinotti, ish-ortak i Alberto Presezzi-t, i përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Edhe këtë herë, seanca gjyqësore mes Erion Veliajt dhe gazetarit Bledian Koka u shty për në muajin shkurt. Gjatë daljes nga gjykata e Tiranës, gazetari Bledian Koka akuzoi gjykatën se është vënë në funksion të PR të Erion Veliajt, duke zhvilluar seancat gjyqësore një herë në gjashtë muaj.

Gjithshtu, gazetari Bledian Koka ngriti pikëpyetje të forta ndaj SPAK, i cili edhe pse ka të gjithë dosjen e aferës së inceneratorëve, ku faktohet se Erion Veliaj është në krye të kësaj afere, deri më tani nuk ka guximin të vërë nën hetim kryebashkiakun e Tiranës.

Por, kjo seancë gjyqësore vjen disa javë pasi u vërtetuan edhe publikisht deklaratat e shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, se Alberto Presezzi është njeriu kyç që do të sjellë në Tiranë investimin e inceneratorit të Tiranës.

Vetëm pak javë më parë, vetë Alberto Presezzi ishte në drejtorinë e aseteve të sekuestruara, e cila ka në administrim, kompaninë e inceneratorit, ndërsa u denoncua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, se po tentohet të sillet në Tiranë investimi 100 milionë euro i icneneratorit të Sharrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco