Procesi politik/ Avokatët e Malltezit dorëzojnë shtesën e ankimimit për heqjen e masës së sigurisë

Procesi politik/ Avokatët e Malltezit dorëzojnë shtesën e ankimimit për heqjen e masës së sigurisë

13:18, 13/11/2023
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi vazhdon betejën e tij kundër procesit politik të stisur nga SPAK.

Avokatët e Malltezit kanë depozituar ditën e sotme një shtesë të ankimit të bërë në Apel kundër masës së sigurisë "arrest në burg".

Avokatët kërkojnë revokimin e masës së sigurisë, duke theksuar se Malltezi po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Posaçme nuk zbardhi në kohë vendimin për masën e sigurisë së Malltezit.

Ndërkohë, ai vetë u arrestua pa u marrë asnjëherë në pyetje për çështjen në fjalë.

Prokuroria dhe gjykata kanë kryer një seri veprimesh të paligjshme, të cilat janë kundërshtuar nga avokatët e Malltezit.

Vetë ky i fundit thotë se ky është një proces politik i ngritur kundër tij nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco