Garda e Nikollës nuk lejon deputetin e opozitës të futet në Kryesinë e Kuvendit!

Garda e Nikollës nuk lejon deputetin e opozitës të futet në Kryesinë e Kuvendit!

12:12, 13/11/2023
A+ Aa A-

Vijon dhuna e pushtetit të rrethuar me gardistë kundër deputetëve të opozitës.

Garda e Republikës ka penguar deputetin e opozitës, Edmond Spaho të futet në Kryesinë e Kuvendit!

Edmond Spaho mbërriti në Kryesinë e Kuvendit për të qenë në mbledhjen e grupit, por nuk u lejua nga Garda të futej brenda godinës.

Deputeti Spaho është i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që e dënoi me 10 ditë pas tensioneve në Kuvend.

Edmond Spaho do të merrte pjesë në mbledhjen e grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi.

Mbledhja mësohet se do të mbahet sot në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu edhe disa ditë më parë deputetet e përjashtuar të opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco