Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

SYRI TV/ Syri Tv sfidon gjyqtaren Irena Gjoka: A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin '96?

SYRI TV/ Syri Tv sfidon gjyqtaren Irena Gjoka: A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin '96?

17:53, 12/11/2023
A+ Aa A-

SYRI TV vijon të sfidojë publikisht gjyqtaren e GJKKO-se Irena Gjoka: A keni deklaruar në organet e vettingut shkarkimin nga detyra ne vitin 1996? SYRI disponon informacion të saktë se gjyqtarja politike, të cilës Edi Rama i ka ngarkuar sulmin ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është shkarkuar nga detyra në vitin 1996. Ajo është shkarkuar nga Sali Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës, njëkohësish edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por ndonëse kanë kaluar 5 ditë, gjyqtarja Gjoka ende nuk ka denjuar ti përgjigjet pyetjeve publike të Syri TV.

SYRI TV

Gjyqtarja Irena Gjoka, ndonjësë kanë kaluar 5 ditë ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me pyetjet publikë së Syri Tv I ka drejtuar asaj.

SYRI disponon informacion të saktë se gjyqtarja politike, të cilës Edi Rama i ka ngarkuar sulmin ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është shkarkuar nga detyra në vitin 1996.

Në bazë të informacionit të saktë që ne disponojmë, Irena Gjoka është shkarkuar nga Sali Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës, njëkohësish edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky shkarkim nuk është deklaruar as në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, teksa i nënshtrohej procesit të vetingut, por as në CV e gjyqtares Gjoka.

Për këtë arsye pesë  ditë më parë Syri Tv i drejtoi një seri pyetjesh gjyqtares, Irena Gjoka, për të cilat zyrtarja e lartë ende nuk ka dënjuar të përgjigjet.

A jeni shkarkuar nga Berisha?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?

A keni deklaruar ju në organet e vettingut këtë shkarkim tuajin apo e keni fshehur?

Përfaqësuesi ligjor i kryetarit të Partisë Demokratike, Genc Gjokutaj deklaroi se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në 1996 në cilësinë e kryetarit të KLD-së, si President i vendit.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco