Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

‘Kryebashkiaku i PS-së rrezikon 7 vite burg’/ Maliqi: E ndihmoi Salillari duke ndërhyrë te Celibashi

17:34, 12/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kandidati opozitar i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, ka folur për kryebashkiakun e PS Kreshnik Hajdari, i cili rezulton i dënuar në Greqi, si dhe për masakrën elektorale.

Maliqi sqaroi se kryebashkiaku aktual i Kuçovës ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit në dy pika duke rrezikuar nga 3 deri në 7 vite burg.

Sipas ish-kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, kryebashkiakun e Kuçovës e ka ndihmuar oligarku Pëllumb Salillari i cili ndërhyri te Ilir Celibashi i KQZ, duke mos e marrë në konsideratë animimin e opozitës.

Maliqi: Falenderoi institucionet e Greqisë, Gjykatën e Janinës dhe Ministrinë e Drejtësië, pavarësisht vonesës për sjelljen e vendimit sipas animimit të koalicionit Bashkë Fitojmë bëri në 2 prill ndaj kandidatit dhe kryetarit aktual me mandat të vjedhur në 14 maj, si i dënuar me 4 muaj burg duke qënë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe i konvertuar me gjobë, që ligji i dekriminalizimit e thotë qartësisht në dy pika, ke qënë ndonjëherë i dënuar, ke qënë ndonjëherë i dëbuar dhe arsyet pse, ku ky në të dyja pyetjet ka thënë jo. Ndërkohë që vendimi u gjet me vulë apostile që në 2 prill. Në këtë rast nëse do e kishte deklaruar, ligji i dekriminalizimit nuk e kap por mosdeklarimi është vepër penale neni 190 paragrafi 2 dënohet 3 deri në 7 vjet.

Zoti Celibashi, në atë kohë, për shkak të ndërhyrjeve dhe gojëdhënave, prandaj i kam thënë dhe SPAK që shikoni telefonatën e Salillarit dhe avokates së tij, gojëdhënat ishin që ndërhyri te Celibashi fort që të mos digjej në mbledhjen e KQZ-së që ishte në 4-5 prill dhe me ndërhyrjet e oligarkut dihet se si janë, nuk janë vetëm ndërhyrje miqësore dhe është investuar fort edhe në fushatë por edhe si kandidat, për shkak të disa tenderave korruptiv në Bashkinë e Kuçovës të cilat u bënë edhe publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco