​Kurti gjatë takimeve në Paris, diskuton mundësinë e bashkëpunimit në tregti dhe energji

​Kurti gjatë takimeve në Paris, diskuton mundësinë e bashkëpunimit në tregti dhe energji

14:23, 12/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimin në Paris është takuar me drejtorin ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të bordit, Bernard Miyet.

Sipas Qeverisë së Kosovës, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit dhe artit.

 ‘Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës’, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco