VIDEO/ Media italiane ndan pamjet nga kapanonët ku do mirëpriten emigrantët afrikanë

10:16, 10/11/2023
A+ Aa A-

'Do të sillen nga Italia në Shqipëri një maksimum prej 39,000 emigrantësh në një vit. Sapo hymë në ish-bazën ushtarake të Gjadrit këtu në Shqipëri.

Hëpërhë, është vendi i zgjedhur për të sjellë emigrantët që mbërrijnë në Itali dhe sillen këtu në vendin fqinjë përtej Adriatikut, në bazën për të cilën është rënë dakord mes kryeministres Xhoxhia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Këta janë kapanonët që do të mirëpresin emigrantët. Normalisht do të restaurohen.

Praktikisht, jemi në mes të hiçit. Është vetëm kjo ish-bazë ushtarake. Aktualisht përdoret si një hangar.

Kjo është zona që do mirëpresë emigrantët. Kostoja që do të paguajë Italia është 16.500.000 euro në vitin e parë dhe për 5 vjet 85 milionë, plus një kapar prej 100 milionësh.

Këta janë personat që kanë ardhur për të protestuar kundër marrëveshjes' shpret në video reporterja e la7_tv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco