Raporti i Avokatit të Popullit: Irena Gjoka zhduku dokumente nga dosja

09:43, 10/11/2023
A+ Aa A-

Shkeljet në Raportin Vjetor të vitit 2002: Hoqi dokumentat nga një dosje gjyqësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar publikisht prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai dhe gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka, se kanë fshehur dokumenta nga dosja hetimore “Partizani”, duke ngritur në mënyrë të rreme hetim penal për atë dhe Jamarbër Malltezin.

Për Irena Gjokën, këto akuza nuk janë për herë të parë.

Më herët, një institucion i rëndësishëm shtetëror, Avokati i Popullit, ka konstatuar të njëjtën shkelje të rënda nga gjyqtarja e posaçme.

Në vitin 2002, gjyqtarja mbante mbiemrin e vajzërisë, Maneku. Në Raportin Vjetor të vitit 2002, Avokati i Popullit i kohës, Ermir Dobjani, deklaronte se gjyqtarja Irena Maneku ka fshehur dokumenta në një çështje gjyqësore civile.

“Shtetasi M.P. nga qyteti i Fierit është ankuar ndaj gjyqtares Irena Maneku në Gjykatën e Faktit Fier se ajo i ka hequr nga dosja dokumentat shkresore të pronësisë së tij. Nga verifikimi ynë rezultoi se humbja e tyre ka ardhur kryesisht nga veprimet e gjyqtares Irena Maneku. Prandaj ju bë rekomandim Ministrit të Drejtësisë që ndaj kësaj gjyqtareje të fillojë procedimi disiplinor. Çështja është në ndjekje”, thuhet në faqen 143 të Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit në vitin 2002.

Karriera e gjyqtares Irena Gjoka (Maneku) ka kaluar edhe më parë në problematika të forta. Avokatët e kryedemokratit kërkuan përjashtimin e saj nga procesi “Partizani”, me argumentin se gjyqtarja është shkarkuar në vitin 1996, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili në atë kohë nga Sali Berisha.

Po ashtu, “Syri”, i cili ka informacion të plotë për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996, i ka lëshuar prej ditësh sfidën gjyqtares dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e saj: A është shkarkuar dhe përse nuk ua ka bërë të ditur institucioneve të vetingut?

Raporti:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco