Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

‘Rama po përdor SPAK’/ Nesho: Metën duan ta eliminojnë si Berishën, sulm poklitik

‘Rama po përdor SPAK’/ Nesho: Metën duan ta eliminojnë si Berishën, sulm poklitik

22:34, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nënkryetarii Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha se Ilir Metën dhe Berishën, duan t’i eleminojnë politikisht.

I ftuar në ‘Now’, Nesho theksoi se ky është një program i Ramës, për zbatimin e të cilit, kryeministri po përdor SPAK-un.

Nesho: SPAK-u mund të bëjë çdo gjë, por problemi është se çfarë roli ka SPAK-u dhe a është kjo një drejtësi që ne e kërkojmë në Shqipëri. Duket që deri tani nuk e justifikon këtë. Përpiqet të godasë me urdhër politik të dy liderët e opozitës.

Ky është një projekt i Ramës, i cili nuk e ka fshehur, e ka thënë në çdo konferencë partie, kongres para zgjedhjeve të 2021, që pikësynimet e tij nuk ishte as për ti dhënë një program investimesh popullit, as të riste pensionet e as të nxirrte 45% të popullësisë nga skamja dhe nga uria, por kishte që duhet eleminuar si Berisha ashtu edhe Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco