Qori: SPAK po amniston Ramën dhe Veliajn

Qori: SPAK po amniston Ramën dhe Veliajn

22:29, 09/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, ku foli për SPAK dhe goditjet e fundit ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. 

Qori tha se SPAK do të tregojë pavarësi dhe do të jetë një institucion i lavdërueshëm, kur të hetojë Erion Veliajn dhe Edi Ramën. 

"Po të më pyesni mua dhe shumë njerëz, a janë të korruptuar Meta, Rama dhe Berisha? Do të thoja po dhe meritojnë burgun. Por, shteti i së drejtës nuk do t’ja dijë se cfarë mendoj unë. Shteti i së drejtës duhet të bëjë hetime të paanshme dhe të plota.

Është e mundshme, nuk e njoh çështjen me imtësi. Ka mundësi të ketë anësi, por këtë shqetësim mund ta ngre unë, apo analistët e pavarur, por njerëzit e korruptuar, të thonë unë do të amnistohem sepse nuk po hetohen të gjithë, është si të më kapë mua policia dhe të them nuk më vë dot gjobë, se dje kaloi njëri dhe nuk i vure gjobën atij.

Unë kam qenë skeptik i reformës në drejtësi. Hetimet e SPAK i shoh që nisin me përfaqësues të rëndësishëm, por jo shumë shumë të rëndësishëm të PS. Faza e dytë mesa duket ësthë ajo e Metës dhe Berishës. A do të ketë fazë të tretë, ku do të futet Rama dhe Veliaj?

Nëse hetimet ndalojën në fazën e dytë, këta mund të jenë vërtet të korruptuar, por nëse hetimet e SPAK mbarojnë me Berishën dhe Metën, atëherë më duket se edhe Ahmetaj me Dakon dhe shokë, janë future në burg për të krijuar kontekstin për të goditur Berishën dhe Metën.

Nëse do të shkohet te Veliaj dhe Rama, atëherë do ti themi SPAK bravo. Sot për sot nuk e kam këtë siguri dhe nuk e di nëse në të ardhmen, hetimi do të shkojë edhe në krerët e mazhorancës socialiste.

Nuk di të them se Edi Rama është i amnistuar apo jo. Kam frikë se është. Jam vigjilent, kam dyshimet e mia dhe dua ta ndjek procesin hap pas hapi", tha Qori. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco