Drejtuesit e PD takim në degën 9 të kryeqytetit: Aksioni opozitar do të përshkallëzohet

Drejtuesit e PD takim në degën 9 të kryeqytetit: Aksioni opozitar do të përshkallëzohet

22:29, 09/11/2023
A+ Aa A-

Drejtuesit e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Flamur Noka zhvilluan një takim me degën 9 të Tiranës.

Në këtë takim u diskutua për aksionin opozitar i cili do të njohë përshkallëzim dhe nuk do të ketë të ndalur deri në rikthimin e kushtetueshmërise dhe legjitimitetit të Parlamentit.

Njoftimi:

Sekretari i Përgjithshëm, z. Flamur Noka, Nën/kryetarët e PD-së, z. Oerd Bylykbashi dhe z. Luçiano Boçi, në vijimin e turit të tyre, zhvilluan sot në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, një takim me degën 9 të Tiranës.

Në këtë takim u fol për aksionin politik zë opozitës, pikënisja e së cilës ka nisur tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, si pasojë e dhunës, arrogancës, bllokomit të çdo hapësirë për opozitën dhe mohimit të të drejtave Kushtetuese të saj.

Aksioni opozitar do të njoh përshkallëzim dhe nuk do të ketë të ndalur deri në rikthimin e kushtetueshmërise dhe legjitimitetit të Parlamentit, dhe njohjen e të drejtës së opozitës për të caktuar përfaqësuesit e saj në Komisione e jo t’ja emrojë ato regjimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco