Marrëveshja për emigrantët/ Daci: Kushtetuta s’lejon që qoftë edhe 1 mm territor t’i jepet një vendi tjetër

Marrëveshja për emigrantët/ Daci: Kushtetuta s’lejon që qoftë edhe 1 mm territor t’i jepet një vendi tjetër

22:20, 09/11/2023
A+ Aa A-

Profesor i të Drejtës Kushtetuese, Jordan Daci, komentoi marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u shpreh se ‘Kushtetuta nuk lejon që territori jonë qoftë një milimetër t’i jepet një vendi tjetër’.

I ftuar në emisioni ‘Opinion’, Daci ka dhënë disa arsye përse kjo marrëveshje nuk është e rregullt juridikisht sipas tij.

Ndër të tjera, Daci u shpreh se afati 30 ditor nuk është aspak i vërtetë sepse procedurat mund të zgjasin me vite, duke përmendur edhe komplikimet që mund të vijnë për vendin tonë nga kjo marrëveshje.

Daci: Kjo është një ndër çështjet ku është tepër e qartë situate. Në rregjimin ndërkombëtar ka dy lloj kategori marrëveshjesh. Marrëveshje që lidhen nga qeveria në emër të qeverisë dhe marrëveshje që lidhen në emër të vendit. Neni 121 i Kushtetutës e ka përcaktuar qartë se çdo lloj marrëveshje që prek territorin i nënshtrohet ratifikimit.

Në këtë rast për të shmangur ratifikimin dhe plotfuqishmërinë që shtrohet nga Presidenti është zgjedhur mënyra e qenies si një lloj protokolli në emër të qeverisë, por nga ana tjetër edhe bisedat nuk mund të shtrohet për diskutim një marrëveshje nëse nuk ke plotfuqishmëri nga Presidenti. Neni 123 thotë që Shqipëria mund t’i delegojë kopetenca vetëm organizatave ndërkombëtare ku bën pjesë. Është tërësisht e ndaluar që territori i Republikës së Shqipërisë t’i jepet si ekstra territor me përjashtim të Konventave të Vjenës për të Drejtën Diplomatike të cilat parashikojnë vetëm ekstraterritoret. Kushtetuta nuk lejon që territori jonë qoftë një milimetër t’i jepet një vendi tjetër, për më tepër që aty ka me qindra probleme të tjera duke filluar që nga të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër ajo 30 ditëshi i qëndrimit është tërësisht i pavërtetë, procedurat zgjasin me vite sidomos nëse përdoret ankimi gjyqësor. Thotë që përjashtohen nga taksa ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë thotë që përjashtimi nga taksat bëhet vetëm me ligj. Kjo është një Ruanda e dytë.

Ka komplikime sa i përket përgjegjësisë së shtetit Shqiptar, sa i përket marrëdhënieve me shtetet e treta, ka mungesë garancish. Përgjigja mund të jetë politike, por jo juridike. Nuk ka asnjë polic ndërkombëtarë që të detyrojë dikë që të respektojë një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco