Emigrantët/ Akil Pano: Shikoj një kalë Troje që në mes të një nate të bukur hapen portar dhe dalin jo 3600, por 36-mijë...

Emigrantët/ Akil Pano: Shikoj një kalë Troje që në mes të një nate të bukur hapen portar dhe dalin jo 3600, por 36-mijë...

22:19, 09/11/2023
A+ Aa A-

Pastori Akil Pano mendon se marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët e huaj është “një kalë Troje”. Siç sqaron ai qëndrimin e tij në “Opinion” në Tv Klan, nuk bëhet fjalë për njerëz që po trokasin për të kërkuar ndihmë por për persona që do të mbyllen në një kamp.

Pastori thekson se marrëveshja nuk ka patur transparencë dhe ka rezervat e tij lidhur me të.

Pastori Akil Pano: Unë e shikoj një kalë Troje që në mes të një nate të bukur hapen portat e qytetit dhe nuk diskutohet për 3600 në muaj, 36.000 në vit thotë media italiane refugjatë të cilët vijnë nga vendet e Afrikës. Por ideja që duke pasur parasysh që kjo marrëveshje apo ky protokoll ndodhi në obskuritet të plotë. Ka pasur një marrëveshje në Gusht dhe është bërë publike vetëm këtë javë dhe është bërë publike nga mediat italiane. Kjo histori duhet të hapej për një debat publik në mënyrë që aktorët e interesuar, opinioni publik të diskutonte, ta trajtonte këtë çështje. Unë kam jo vetëm thjesht rezervat e mia.

Blendi Fevziu: Të cilat janë? Pra janë rezerva për parimin apo për marrëveshje?

Pastori Akil Pano: Rezerva të cilat lidhen që te nocionet të cilat përdoren brenda marrëveshjes si përpunim, kompostim, vetëm fermentim nuk është përdorur fjala në raport me qeniet njerëzore. Imagjinoni kampe përqendrimi në shekullin XXI. Po flasim për një Guantanamo.

Ndër të tjera, pastori shton se ka edhe disa rreziqe që paraqiten me ardhjen e 36 mijë emigrantëve në vit.

Pastori Akil Pano: Ka jashtëzakonisht shumë problematika, imagjinoni 36-39 mijë burra të izoluar  brenda një kampi.

Blendi Fevziu: Jo 36.000, 3000 në kohë reale.

Pastori Akil Pano: Unë po flas për vitin. Kjo na çon drejt një rreziku që lidhet me sovranizmin, kjo na çon drejt një rreziku që lidhet  me trafiqet, kjo na çon drejt një rreziku që lidhet me skafistët të cilët ne i kemi patur në jug të Shqipërisë deri para 10 vjetësh dhe bënin transportin e qenieve njerëzore, motrave, vëllezërve, individëve drejt Italisë dhe vendeve të BE-së .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco