VIDEO/ Salianji: Shqipëria rrezikon të kthehet në kaosin grek me emigrantët

21:42, 09/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV për të komentua marrëveshjen e emigrantëve ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Salianji është shprehur se marrëveshja e Ramës dhe Melonit ka në pikëpamje frikësimin e emigrantëve se do të përfundojnë në Shqipëri dhe jo në BE.

"Pa diskutim që mirënjohje e shqiptarëve ndaj Italisë nuk është se ka nevojë për tu thënë pasi kjo dihet ashtu si Italia është ndihmuesja dhe promovuesja më e madhe e Shqipërisë në BE.  Kjo nuk është një çështje se e kërkon Italia pasi opozita është kundër, Salvini dhe përfaqësues të tij nuk është shumë dakord shoqëria civile është shumë kundër dhe kjo është në dëm të Shqipërisë dhe në përfitim të qeverisë italiane.

Kjo po përdoret më shumë se efekt gogol për emigrantët pasi do të lënë të kuptojnë që emigrantët nuk do të qëndrojnë në Itali por do të përfundojnë në Shqipëri. Në Greqi kapet shkuan në përplasje të dhunshme dhe dy shtetet si Greqia dhe Turqia shtynin me forcë emigrantët.

Këtu janë shkelur të drejtat e njeriut dhe Shqipëria merr për sipër të izolojë n një territor rreth 36 mijë njerëz në vit. Shqipëria nuk ka kapacitete jashtë territorit për ti kontrolluar. Rruga Ballkanike e trafikut të emigrantëve është më e rrahur se rruga mesdhetare nga raporti i DASH dhe aty fokusohet e Shqipëria është vend burimi për kanabisin, rrugë kalimi i drogërave të forta, të emigrantëve. Këta janë kontigjenti më potencial për të qenë pjesë e krimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco