Qesharaku Rama/ Shqipëria në 'tym' nga protestat, ai zotohet se do i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

Qesharaku Rama/ Shqipëria në 'tym' nga protestat, ai zotohet se do i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

17:19, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ndërsa Shqipëria është në ‘tym’ nga protestat, Edi Rama vazhdon të bëhet qesharak.

I gjendur mes protestave të opozitës në parlament, dhe protestave të tjera në vend, nga njëra anë, dhe reagimeve totalisht negative nga ana tjetër në lidhje me marrëveshjen e fshehtë të nënshkruar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni për refugjatët, Edi Rama e ka gjetur shpëtimin e tij duke ikur nga vendi.

Edhe pse forumit i paqes në Paris do të zhvillohet ditën e nesërme, Rama ka shkuar që një ditë më parë atje, dhe duke u përfshirë edhe në deklarata qesharake.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e tij për mediat, Rama thotë se do të zotohet që ti japë fund konfliktit Izrael-Hamas, me një plan armëpushimi që do të ja propozojë presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe liderëve të tjerë që janë të pranishëm në forumin e paqes në Paris.

‘Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.

Ritheksoj, Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit. Megjithatë, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza.

Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë.

Një ndërprerje e negociuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, Presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë asnjë të ardhme politike për Hamasin.

Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez.

Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës’, shkruan Edi Rama në reagimin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco