Burimi: Meloni nuk ishte për pushime në Shqipëri, ajo po hartonte planin e emigrantëve me Ramën

22:12, 07/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në SYRI TV për të folur për krizën e emigrantëve ishte analisti, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se ky veprim i Ramës është nj thikë pas shpine që po i bëhet Shqipërisë dhe gjeneratave të së ardhmes

"Nuk besoj se ky plan i Ramës do të realizohet sepse jam i bindur te reagimi i shqiptarëve ashtu si dështoi plani për armët kimike do të dështojë dhe kjo gjë. Kjo është një thikë pas shpine që i bëhet vendit dhe të ardhmes, ky person që hante e pinte e kalonte pushimet me Melonin ai po hartonte një plan të trishto për vendin.

Rama ka rritur ta fokalizojë qëndrimin aq shumë te Berisha saqë të majtët shohin vetëm këtë gjë por dua të them se nëse nënshkruhet kjo marrëveshje do të jetë me pasoja të rënda për vendi në të ardhmen.

Në 10 vite popullata e Shqipëria do të  shtohet sa ¼ pasi këta do të lindin dhe fëmijë dhe do të jetojnë në vendin tonë. Tunizia i ktheu mbrapa europës 1 miliardë dollarë. Nëse i sjellin në Shqipëri këta emigrantë që të cilët nuk marrin azil ato nuk mund ti kthesh më mbrapa pasi ata vijnë nga vende që janë në luftë dhe vendi i origjinës nuk i pranon."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco