Flutura Açka kërkon pjesë në buxhetin e 2024-ës për opozitën, por ja si e miratonte atë në 2023-shin

19:57, 07/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja mbështetëse e partisë së vulës, Flutura Açka ka bërë një reagim gjatë ditës së sotme, në lidhje me diskutimin dhe miratimin në parim të buxhetit të qeverisë për vitin 2024.

Në postimin e saj në Facebook, Açka thekson se ‘kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024 është një marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve’.

Por ndryshe nga qëndrimi i sotëm, pamjet e një viti më parë tregojnë se Açka e votoi miratimin në parim të buxhetit të qeverisë të 2023-shit, pa u ankuar për përfshirjen e opozitës.

A duhet të dyshojmë se deputetja Açka ka pasur pjesën e saj në buxhetit të qeverisë në vitin 2023?

Postimi i plotë:

Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!

Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh 🪑🙃

Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot nē orën 13.00.

Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.

Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.

Sot, ora: 11.47

Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.

Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco