Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

SYRI TV/ Shndërrimi i Shëngjini në kamp refugjatësh, banori: Çfarë duan ata, ne po ikim për vete

19:21, 07/11/2023
A+ Aa A-

Syri Tv ka bërë një vëzhgim në Shëngjin dhe në Gjadër në dy zonat ku do të vendosen kampet e refugjatëve. Banorët shprehen se qeveria nuk po kujdeset për ta dhe po i lë të ikin jashtë Shqipërisë, tani po sjelle refugjatë të tjerë. Sipas banorëve ardhja e tyre në zonën ku ata banojnë nuk u sjellë siguri dhe nga kjo marrëveshje përfitojnë vetëm qeveritarët.

SYRI TV

Shëngjini do të shndërrohet në bazë për pritjen e klandestinëve nga Afrika. Pikërisht kjo zone turistike, qe dikur iu premtua per tu shnderruar ne atraksion turistik, sot do te kthehet ne baze refugjatesh, te cilen mediat e huaja e krahasojne me Lampeduzen apo me nje guantanamo italiane.

Por kjo marrëveshje nuk eshte pritur mire as nga banoret e kesaj zone, te cilet kundershtojne marreveshjen e firmosur nga kryeministri shqiptar edi rama dhe kryeministrja italiane xhorxhia meloni. Në Shëngjin banorët tregojnë ata janë në gjendje të vështire ekonomike, dhe qeveria nuk po mendon për ta, duke i lënë të ikin jashtë Shqipërisë dhe po sjelle refugjatë nga vendet e treta.

Marrëveshja sipas tyre është jo transparente dhe përfiton vetëm qeveria,  teksa bëjnë edhe krahasim se nga Afganistanit që pritën në verën e vitit 2021 nuk përfituan asgjë..

Por ndërsa syri tv vëzhgon rrugët e Shëngjinit që do presin refugjatët, të shumë janë edhe shtetasit afgan të cilët erdhën në Shqipëri përkohesisht por kanë mbtur aty per një kohë të gjatë

Edhe në zonën e Gjadrit banorët ankohen për situatë të vështire ekonomike dhe  nuk duan edhe refugjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco