Marrëveshja e refugjatëve me Italinë/ Kepi: Rama po e fut Shqipërinë në një rrugë qorre, së shpejti vendi do përballet me probleme

Marrëveshja e refugjatëve me Italinë/ Kepi: Rama po e fut Shqipërinë në një rrugë qorre, së shpejti vendi do përballet me probleme

18:40, 07/11/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi është shprehur se në marrëveshjen e befasishme Shqipëri-Itali për refugjatët, e cila u bë në mënyrë jotransparente, lë vend për dyshim dhe shumë shpejt vendi ynë do të përballet me shumë problematika.

E ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Kepi thotë se kryeministrja italian Giorgia Meloni në këtë marrëveshje tregoi hile sepse në kërkesë për bashkëpinim me forcat e rendit dhe sigurisë shqiptare ajo mundohet tja lëjë përgjegjësia Shqipërisë nëse ndodh ndonjë problem.

“Është një marrëveshje e nënshkruar në mënyrë të befasishme, surprizë për të gjithë edhe pse ishte folur shumë herë që Shqipëria ose dhe vendet të cilat janë kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian mund të bëhen qendra hotspot-i për kalimin apo mikpritjen e emigrantëve drejt vendeve anëtare të BE-së. Por, një marrëveshje e arritur në një mënyrë kaq të fshehtë dhe kaq pa informacion lë të gjitha mundësitë për të pasur dyshimet tona. Sot ka reaguar vetëm pak minuta më parë Organizata Botërore e Mbrojtjes së Emigrantëve, dega e Itali, e cila ka thënë se nuk është marrë në konsideratë, nuk janë informuar për një marrëveshje të tillë  dhe i ka kërkuar që të zbatohet, rregullohet dhe të ndiqet konventa e 1951-shit e cila merr në shqyrtim apo mbron të drejtën e azilkërkuesve. Unë mendoj se kemi hyrë në një rrugë qorre e cila do të sjellë  Shqipërinë përballë problematikave akoma më të mëdha sa i përket çështjes së menaxhimit, jo vetëm të mënyrës së mikpritjes apo strehimit të këtyre azilkërkuesve por edhe mjaftë çështje të rëndësishme të cilat bëhen mbi garantimin e të drejtave të tyre.

Kryeministrja italiane ka qënë mjaftë hilacake në konferencën e shtypit sepse ajo tha sa i përket çështjes së rendit dhe sigurisë publike do të bëjmë një bashkëpunim me forcat e rendit të Shqipërisë. Në një farë mënyre ajo thotë ‘nëse ndodh diçka, përgjegjësia nuk është vetëm e imja por është edhe e juaja’. Prandaj këtu duhet të kemi një kujdes të jahstëzakonshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco