Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zv.presidenti Rai3, që tronditi dy anët e Adriatikut, përgënjeshtron Top Channel: Po riciklojnë një ‘fake news’, jam gazetari më vlerësuar në historinë e RAI-t

Marrëveshja Rama- Meloni, Komisioni Evropian reagon ekskluzivisht për Syri TV: Të respektohen ligjet e BE...

Marrëveshja Rama- Meloni, Komisioni Evropian reagon ekskluzivisht për Syri TV: Të respektohen ligjet e BE...

14:15, 07/11/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian ka reaguar ekskluzivisht për Syri Tv mbi marrëveshjen e firmosur dje nga kryeministrja e Italisë Xhorxhia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Komisioni Evropian, deklaron se janë në dijeni të kësaj marrëveshje, por nuk kanë detaje për të. Gjithashtu kërkon që Italia, si vend I BE-së ta përkthejë më parë në ligj në Parlament. Sa i përket përmbajtjes, KE thekson se marrëveshje të tilla duhet të jenë në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe ndërkombëtare.

SYRI TV

Bashkimi Evropian ka reaguar ekskluzivisht për Syri Tv mbi marrëveshjen e firmosur nga kryeministrja e Italisë Xhorxhia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ngritjen e dy bazave për klandestinët nga Afrika që hyjnë në Itali me gomone. Komisioni Evropian bën me dije se janë në dijeni të kësaj marrëveshje, por se nuk kanë marrë informacion të detajuar mbi këtë marrëveshje, apo të kenë qenë pjesë e saj.

Komisioni Evropian

Ne jemi në dijeni të marrëveshjes operacionale midis autoriteteve italiane dhe shqiptare. Ne jemi njoftuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por ende nuk kemi marrë informacion të detajuar.

Më tej Komisioni Europian shpreh domosdoshmërinë, që kjo marrëveshje e firmosur mes kryeministrave të dy vendeve duhet më parë të përkthehet në ligj, duke pasur parasysh këtu legjislacionin europian për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e bashkimit Evropian

Komisioni Evropian

Ne e kuptojmë se kjo marrëveshje operacionale do të duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej.

Pika më e rëndësishme e vënë në dukje nga Komisioni Evropian është që çdo marrëveshje e tillë duhet të jetë në respekt të plotë të legjislacionit europian dhe të drejtës ndërkombëtare.

Komisioni Europian

Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të jetë në respekt të plotë të së drejtës së BE-së dhe ndërkombëtare.

Kujtojmë, që për një praktikë të tillë, që u tentua të ndiqet nga Britania e Madhe,  Gjykata e Strasburgut është shprehur se kjo shkel të drejtat e njeriut dhe është në kundërshtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco