Berisha: Rama po asgjëson parlamentin! E garantoj se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht

Berisha: Rama po asgjëson parlamentin! E garantoj se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht

12:45, 07/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha foli për mediat sërish për protestën e opozitës në parlament.

“Vendi nuk është në gjendje pandemie, por Edi Rama dhe përroi psikik janë në panik të tmerrshëm, janë të tronditur gjer në palcë nga rezistenca e deputetëve të opozitës.

Në këto kushte, ata gjejnë si rrugëdalje, fshehjen, klandestinitetin dixhital. Pra, shkelin ligjin dhe Kushtetutën për t’u bërë të padukshëm në sallat, komisionet parlamentare.

Ky është asgjësim de facto i parlamentit. Shndërrimit të institucionit kryesor në një republikë parlamentare në një institucion virtual.

Por unë e garantoj Edi Ramën se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht.

Shqiptarët po shohin, shqiptarët po e ndjekin këtë tentativë të fundit të tij për të fshehur gjurmët e krimeve që ai ka kryer gjatë qeverisjes. Shqiptarët konstatojnë se ai po e trajton Shqipërinë, po e trajton parlamentin si një plaçkë të tij personale dhe janë të vendosur të mbështesin betejën e deputetëve opozitarë, janë të vendosur që të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim.

Pra, problemi është se po asgjëson parlamentin dhe në këtë kontekst, kur sheh këto veprime, beson se mund ta kalojë. E vërteta është se çdo ditë po bëhet më e rëndë dhe çdo ditë ofron fundin e tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco