Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Opozita italiane kundër marrëveshjes Meloni-Rama: Do të jetë katastrofike

Opozita italiane kundër marrëveshjes Meloni-Rama: Do të jetë katastrofike

09:49, 07/11/2023
A+ Aa A-

Opozita italiane ka dalë kundër marrëveshjes mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama për ngritjen e dy qendrave të pritjes së refugjatëve në Lezhë.

Sipas Politico, opozita italiane thotë se nëse kjo ndodh, do të jetë një katastrofë për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësi i partisë Evropa e Gjelbër, tha në një deklaratë se kjo ishte një shkelje e hapur e konventave dhe ligjit ndërkombëtar.

“Ne nuk mund të pranojmë që e drejta për azil të zbrazet nga kuptimi përmes marrëveshjeve që përfshijnë zhvendosjen e njerëzve në një vend jashtë BE-së, pa garanci të mjaftueshme për të drejtat e tyre themelore,” tha ai.

Kurse Riccardo Magi nga partia e majtë ‘Më shumë Europë’, tha se marrëveshja do sillte krijimin e një Guantanamo italiane jashtë çdo standardi ndërkombëtar.

Ai tha se nuk do ketë mundësi të monitorimit të statusit të paraburgimit të personave të mbyllur në këto qendra.

“Italia nuk mund të transportojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së sikur të ishin pako apo mallra,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco