Rama-Meloni/ Marrëveshja për emigrantët, Kaceli: Ramës as që i bëhet vonë nëse populi 'djerret' apo përzihet me të huajt

Rama-Meloni/ Marrëveshja për emigrantët, Kaceli: Ramës as që i bëhet vonë nëse populi 'djerret' apo përzihet me të huajt

09:29, 07/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi diten e djeshme një vizitë zyrtare, në Itali, ku u mikprit në takim nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në zyrën e saj, në Palazzo Chigi,Romë.

Pas takimit mes tyre, Kryeministri Rama dhe Kryeministrja e Italisë Meloni dhanë një deklaratë për shtyp dhe më pas u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit, midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit.

Shkrimtarja e njohur Keda Kaceli, e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’u shpreh se qëllimi i tij është sigurisht që Shqipëria të jetë toka e askujt, sepse ashtu siç ka deklaruar për Kosovën që është toka e askujt, ashtu mund të dojë edhe për Shqipërinë.

Kaceli u shpreh se pavarësisht kësaj marrëveshje të nënshkruar mes dy palëve, edhe Meloni vetë nuk e ka atë peshë pranë vendeve europiane, për ta ngritur zërin që Shqipëria patjetër duhet të hyjë në BE.

Diskutimi në studio:

Ola: Si e pritët këtë marëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë?

Keda Kaceli: Për sa i përket karriges, ne e dimë që ai person që po qeveris Shqipërinë dhe ka në duar e tij të gjitha pushtet do të hyjë në Shqipëri si shqiptari më i madh i të gjitha kohërave dhe sigurisht këtë gjë nuk do ta arrijë, por është duke e përgatitur atë terren.

Sigurisht që qëllimi i tij është futja e Shqipërisë në BE, por kjo nuk është absolutisht e sigurt duke ditur edhe faktin që edhe Meloni vetë nuk e ka atë  peshë në BE, për ta ngritur zërin që Shqipëria patjetër duhet të hyjë në BE.

Qëllimi tjetër i tij është sigurisht që Shqipëria të jetë toka e askujt, se pse ashtu siç ka deklaruar për Kosovën që është toka e askujt, ashtu mund të dojë edhe për Shqipërinë. Pra, nuk  i bëhet vonë për Shqipërinë, duhet që t’ju bëjë shqiptarëve vonë për vendin e tyre.

Ana tjetër është që ky njeriu është njeriu më antikombëtar që ka Shqipëria dhe është rreziku më i madh sot për sot dhe në të ardhmen që i kanoset Shqipërisë. Çfarë i bëhët vonë Ramës nëse Shqipria shpopulohet, populi djerret apo bashkohet me popuj të tjerë? Aspak!

Pra duhet të jenë shqiptarët ata që uhet të merakosen për faktin se nesër pasnesër ndodh kjo.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco