Berisha: Gjenerata e viteve ’90, përmbysi një diktaturë! Tani gjenerata juaj ka një mision të shenjtë

Berisha: Gjenerata e viteve ’90, përmbysi një diktaturë! Tani gjenerata juaj ka një mision të shenjtë

19:53, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se gjenerata e viteve ’90 përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri.

Gjatë takimit me të rinjtë e FRPD-së, Berisha i bëri thirrje kësaj gjenerate se koha i thërret më shumë se cilindo tjetër që të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre, për të rrëzuar regjimin e sotëm, i cili nuk ka kampe përqëndrimi, nuk ka burgje, por ka pasiguri absolute.

Berisha: Pse u ndala unë këtu?

U ndala këtu sepse, ka rastisur ju pas një gjenerate, të jem prapë para një të themi një muri të ri diktatorial.

Pas një gjenerate, po e thotë Ronald Regan, e ka të pavdekshme atë, një demokracie për të vdekur, nuk i duhet më shumë se një gjeneratë.

Gjenerata e juaj në vitet ’90, përmbysi një diktaturë, përmbushi një mision historik nga më të mëdhenjtë për një komb.

Ajo gjeneratë sot ndodhet para një diktature, e cila sipas Huntington, është forma më e zezë e diktaturës. Nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka burgje, por ka pasiguri absolute.

Njëlloj si ajo, të kontrollon vullnetin, të kontrollon qëndrimin.

E thashë, ajo gjeneratë e përmbushi misionin e vet.

Koha ju thërret ju më shumë se cilindo tjetër, të ngriheni në lartësinë e misionit tuaj.

Nuk ka forcë, nuk ka fuqi më të madhe se fuqia dhe forca juaj sot dhe nuk ka asgjë që mund t’i rezistojë asaj.

Asgjë nuk mund t’i rezistojë asaj.

Mos mendoni, ajo bandë dhe ministrat që e mbështesin, do vrapojnë si minj para revoltës suaj.

Do shuhen nga fuqia e revoltës suaj.

Kjo gjeneratë pra, ka një mision të shenjtë për vendin dhe për veten sepse të ardhmen ju e keni përpara. Kjo është e vërteta. Por shpëtimi i vendit është shpëtimi i të ardhmes suaj.

Imagjinoni ju, vetëm skenat e sotme, janë unike në historinë e një vendi. Janë të paimagjinueshme.

Sot, Edi Rama kishte urdhëruar që ata që ju keni votuar, të mos mund të futen, ku? Në zyrat e tyre, në sallën e mbledhjeve të grupit të tyre parlamentar.

Nuk po them në komisione, se kishte përjashtuar disa, por në sallën ku bëhen mbledhje. Aty ata nuk mund të futeshin. A ka akt më ekstrem në një demokraci? A ka atentat më të rëndë se t’i vesh drynin derës së parlamentit për të mos u futur përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita në zyrën e tyre. Vetëm në diktaturat më të shëmtuara ndodhin këto.

Ju e patë. Pse ndodhi kjo sot? Kjo ndodhi se urdhëroi Edi Rama.

U them atyre gardistëve, pse bëni kështu? Ai ligji juaj ka një nen, që thotë nuk zbatohen urdhra të paligjshme.

Çfarë bënë? Shkuan dhe ndryshoi shkresën mercenari i Edi Ramës.

Imagjinoni ju kur kjo ndodh në nivel parlamenti, se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë. Se cilat janë të drejtat, cilat janë garancitë që kanë ata në vendin e tyre.

Shikoni qëndrimin që mbahet ndaj studentëve të mjekësisë. Diktatorial.

A e dini se kemi në Kushtetutë një nen që thotë se qytetari nuk mund të ndalohet të dalë jashtë shtetit. Ai nen aty nuk është kot. Ai është se kushtetuta tjetër nuk të lejonte të dilje jashtë shtetit.

Dhe pas 30 vitesh, del tani Edi Rama dhe thotë nuk lejohet të dalësh jashtë shteti. Po kjo është zgjidhje diktatoriale.

Nëse do që këta mjekë, këta studentë të qëndrojnë, rrit rrogat. Mos dyfisho rrogat e deputetëve, dyfisho rrogat e mjekëve.

Dhe në këtë mënyrë ai sheh që ka një perspektivë të qëndrojë. Dhe në vendet e lira bëhet kjo.

Por situata është krejt ndryshe, nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon në vitin 2013, sot kemi rroga 20-30 përqind më të ulëta se Kosova.

Po pse? Nëse përpara Sali Berisha kritikohej se Rruga e Kombit shkoi 1 miliard dollarë dhe që është shlyer për 4 vite, sot kur flitet 1 miliard, del djegësi i Tiranës që nuk ekziston. Por nga ky miliard, janë vjedhur deri tani 130 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco