Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mashtrimi i Ramës/ Dy vite më parë deklaronte: Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët!

Mashtrimi i Ramës/ Dy vite më parë deklaronte: Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët!

18:47, 06/11/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, shqiptarët u bënë me dije nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, se Edi Rama ka pranuar ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin. 

Lajmi ishte mjaft i papritur pasi ky vendim i kryeministrit dhe qeverisë, nuk është konsultuar me askënd dhe nuk u është komunikuar as qytetarëve shqiptarë përpara se të shpalosej me bujë në një konferencë shtypi mes dy kryeministrave.  

Por, akoma më skandaloz është fakti që kryeministri Rama, i kishte siguruar shqiptarët dy vite më parë, se Shqipëria nuk do të ishte asnjëherë një vend ku do të ndërtohej kamp refugjatësh për vendet e pasura. 

Ky zotim i Ramës, vinte pas disa raportimeve në shtypin britanik, se një kamp për refugjatët që zbarkonin në MB, mund të ndërtohej në vendin tonë me një marrëveshje mes dy vendeve. Në vitin 2021, Qeveria dhe kryeministri i mohuan kategorikisht këto lajme. 

Ja çfarë deklaronte Rama në 18 nëntor 2021:  "Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura, do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!". 

Është e paqartë çfarë ka ndryshuar në vizionin e qeverisë në këto dy vite, që ka pranuar një kamp refugjatësh, nga një vend shumë i pasur si Italia dhe pa u konsultuar me asnjë faktor në vend. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco