Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Media italiane: Rama dhe lidershipi i tij socialist në parlament kanë shkelur qëllimisht të drejtat kushtetuese të opozitës

Media italiane: Rama dhe lidershipi i tij socialist në parlament kanë shkelur qëllimisht të drejtat kushtetuese të opozitës

18:31, 06/11/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike Shqiptare (PD) nisi një sërë protestash pas vendimit të qeverisë për të refuzuar, njëra pas tjetrës, disa kërkesa kushtetuese të opozitës.

Kështu shkruan media italiane AdnKronos, në artikullin e saj të ditës së sotme.

Sipas AdnKronos, vendimi vjen në mes të asaj që quhet ‘një krizë parlamentare dhe kushtetuese shqetësuese’ për vendin.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e shtypit, Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka shpjeguar me detaje arsyen e protestës dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. 

‘Në shkelje të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, Rama dhe lidershipi i tij socialist në parlament kanë shkelur qëllimisht të drejtat kushtetuese të opozitës, veçanërisht duke mohuar 8 Komisionet Hetimore Parlamentare të kërkuara çdo herë nga më shumë se 35 deputetë, në përputhje me pragun minimal kushtetues dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar është jo vetëm një e drejtë, por një veçori kontrolluese e detyrueshme e çdo republike parlamentare të përgjegjshme dhe demokratike’, thuhet në deklaratë.

Sipas Partisë Demokratike, qeveria ka penguar gjithashtu ‘hyrjen fizike të opozitës në zyrën e grupit parlamentar që ndodhet brenda ndërtesës së Kuvendit, nëpërmjet përdorimit të forcës nga Garda e Mbrojtjes së Posaçme’.

Për më tepër, qeveria do të kryente ‘online komisionet parlamentare pa miratim legjitim, duke pasur parasysh se ato mund të zhvillohen vetëm në rastet e emergjencës së jashtëzakonshme ose krizës pandemike’.

‘Këto komisione online zhvillohen pa praninë e deputetëve të opozitës dhe me tema kyçe, si miratimi i buxhetit vjetor të shtetit’, denoncon deklarata e PD-së, bërë për AdnKronos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco