Braimllari: Rama largoi shqiptarët dhe tani mbush Shqipërinë me refugjatëve të paligjshëm

Braimllari: Rama largoi shqiptarët dhe tani mbush Shqipërinë me refugjatëve të paligjshëm

17:55, 06/11/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar pas firmosje së marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama për të pritur mijëra refugjatë në vendin tonë.

Përmes një statusi në Facebook, Braimllari shkruan se në këtë marrëveshje mungon transparenca për qytetarët. Ai thotë se ‘gjithçka bëhet në këmbim të autokracisë së Ramës dhe mos ndëshkimin për korrupsionin e tij’.

Statusi i plotë:
Rilindja dhe Rama largoi shqiptarët nga vendi, por tani po i hap rrugën kampeve të emigrantëve të paligjshëm.
Vendi më i pasigurt në Europë del garant për kampe emigrantësh.
Asnjë transparencë për marrëveshjen, asnjë informacion për qytetarët por vepron në fshehtësi të plotë duke e kthyer vendin qënder të emigrantëve të paligjshëm në europë.
Gjithçka bëhet në këmbim të autokracisë së Ramës dhe mos ndëshkimin për korrupsionin e tij.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco