Skandali te kryesia e Kuvendit/ Meta: Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve

Skandali te kryesia e Kuvendit/ Meta: Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve

13:53, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar incidentet sot në kryesinë e Kuvendit, ku Garda pengoi futjen në institucion të deputetëve të opozitës.

REAGIMI

Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.
Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:
📌 Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend;
📌 Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore;
📌 Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco