VIDEO/ Biznesmeni Bektashi në SPAK, flet me heshtjen e tij për respekt të mediave

11:26, 06/11/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni Fatmir Bektashi, nën hetim nga SPAK për çështjen e privatizimit të Klubit Sportiv Partizani, është rrethuar nga mediat sot ndërsa hynte në Prokurorinë e Posaçme.

Për të mos i fyer gazetarët, z. Bektashi ndaloi para mediave dhe dëgjoi me buzëqeshje, pa u kthyer asnjë përgjigje, pyetjeve të tyre me sfond politik, që po vërshonin njëra pas tjetrë sidomos për bashkëpunimin e tij me njërin nga pronarët e truallit, Jamarbër Malltezin. 

Bektashi qëndroi, kyçi buzët dhe thjesht tundi kokën me dashamirësi duke lënë të nënkuptohej me mimikë se nuk kishte asnjë deklaratë për të bërë mbi një çështje në hetim dhe se kjo ishte deklarata e tij. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco